E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev në promovim paralajmëroi se në plan është përkthimi i 10 librave shtesë nga sfera e sipërmarrësisë, 10 librave të reja në gjuhën angleze nga sfera e shkencave teknike, si dhe përkthimi i librave autobiografik të sipërmarrësve më të mëdhenj, si Stiv Xhobs, Riçard Branson...
Promovohen 17 tituj tė rinj nga projekti qeveritar pėr pėrkthimin e 1.000 librave profesional








Delikuenca e të miturve, E drejta ndërkombëtare private, Filozofia e së drejtës, E drejta penale, Praktikat e marrëdhënies me opinionin, Historia e ideve politike... janë në mesin e 17-të titujve të rinj nga sfera e shkencave juridike në kuadër të projektit qeveritar "Përkthimi i 1.000 librave dhe teksteve shkollore profesionale" prej të cilave mësohet në 10-të universitetet më të mira në botë.

Me promovimin e sotëm të 32-të të librave profesional, ndërsa i treti në Fakultetin juridik "Justiniani i Parë", ku para pothuajse tre viteve janë promovuar botimet e para nga projekti, janë përkthyer dhe distribuuar gjithsej 544 tituj të sferave të ndryshme.

Duke i promovuar 17-të tekstet e reja profesionale (14 nga sfera e së drejtës, ndërsa tre nga shkencat politike dhe komunikimit), kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se mësimi nga literatura nga e cila studiojnë edhe moshatarët e tyre të Oksfordit, Kembrixhit, Hardvardit, Sorbonës... studentët e Maqedonisë do të kenë vetëbesim për ballafaqim me sfidat në tregun botëror të punës.

"Qasja e tyre në gjuhën maqedonase u jep studentëve dhe punonjësve shkencorë vegël të fuqishme në garën globale të njohurive dhe rritje intelektuale. Kjo literaturë është pasqyrë e arritjeve më të freskëta në shkencën botërore dhe literaturën botërore. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për studentët e rinj për të cilën gjë, jam i bindur se vetëbesimi i tyre do të rritet dhe do të manifestohet në të vërtetë kur para të rinjve tanë në tërësi do të realizohet tregu ndërkombëtar i punës, në të cilin duhet t'i ballafaqojnë njohuritë e tyre me studentët e vendeve të tjera. Atëherë ata do ta dinë se atë që e kanë mësuar nuk është më ndryshe nga ajo që e kanë mësaur moshatarët e tyre nga universitetet më me renome në botë", theksoi Gruevski.

Njohuritë e tyre, shtoi ai, do të ndihmojnë edhe në ekonominë e Maqedonisë kur investitorët e huaj do të kërkojnë kuadër përkatës dhe me kualifikim përkatës, duke theksuar se arsye vendimmarrëse e investitorit të ri gjerman "Kromberg dhe Shubert" në Maqedoni ka qenë kuadri i trajnuar mirë të cilin e kanë në dispozicion në vend. Kryeministri apeloi deri te profesorët në ligjëratat e tyre t'u japin përparësi këtyre teksteve shkollore pasi që janë pasqyrë e mendimit shkencor aktual dhe kulmor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pançe Kralev në promovim paralajmëroi se në plan është përkthimi i 10 librave shtesë nga sfera e sipërmarrësisë, 10 librave të reja në gjuhën angleze nga sfera e shkencave teknike, si dhe përkthimi i librave autobiografik të sipërmarrësve më të mëdhenj, si Stiv Xhobs, Riçard Branson...

Në Fakultetin Juridik, i cili sivjet shënon 60 vjet, sot u përurua edhe salla e seancave të gjyqit për lëndë penale, në të cilën studentët do të kenë mësim praktik në vend se të shkojnë në gjykatat. Kjo është salla e parë e seancave e një fakulteti juridik publik në Ballkan.

Publikuar: 26.12.2011 | 21:49
Lexuar: 309 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime