E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duket se këngëtaret e suksesshme nuk janë aq të lumtura sa duken, sidomos kur vjen puna për konkurrencë dhe për milionat e parave të koncerteve që mund t’ua rrëmbejë tjetra.
Dafina dhe Elvana i shpallin luftė njėra-tjetrės






Lufta për ekskluzivitet në tregun muzikor, si dhe rivaliteti i egër mes artistëve, është ajo pjesë që publiku nuk ka mundësinë ta shohë, pasi gjithçka ndodh në prapaskenë.

Duket se këngëtaret e suksesshme nuk janë aq të lumtura sa duken, sidomos kur vjen puna për konkurrencë dhe për milionat e parave të koncerteve që mund t’ua rrëmbejë tjetra.

Dueli më i fundit i këngëtareve, që duan me çdo kusht të rrëzojnë njëra-tjetrën, është ai mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit. “Lufta” e ashpër mes dy këngëtareve ka nisur këto ditë për shkak të popullaritetit dhe xhelozisë që këngëtaret kanë për njëra-tjetrën.

Meqë tashmë Elvana është shumë e njohur në Kosovë, Dafina pretendon të pushtojë tregun muzikor në Shqipëri, duke i dhënë ekskluzivitetin e klipeve të reja pikërisht në Tiranë dhe në asnjë televizion të Kosovës.

Ndërkohë, si kundërpërgjigje Elvana përgatit një superklip të ri. Por kjo “luftë” për të dominuar në muzikë, shkon më shumë sesa kaq. Sidomos nga prishja e miqësisë së Dafinës me “Baba Stars”, dy vajzat nuk takohen më, pasi çdo takim, qoftë edhe i rastësishëm, përfundon me sherr mes tyre.

Aq shumë urrehen me njëra-tjetrën, sa tashmë këtë punë ua kanë lënë në dorë fansave, të cilët në koncerte të ndryshme në Kosovë apo Shqipëri shfaqen me pankarta apo thirrje fyese kundër tyre.

Gjithë problemi qëndron te koncertet, ambicies se cila prej tyre do të arrijë të “kapë” më shumë koncerte në vit, që për të dyja këngëtaret që e kanë një koncert 2500 euro, përkthehet në miliona para.

Ndërkohë që pas ndarjes nga Krenar Çoçaj dhe ndërprerjes së bashkëpunimit e miqësisë me ish-menaxherin e saj dhe “Baba Stars”, duket se Dafina tashmë i ka të paktë miqtë artistë.

Të shtunën e kaluar, këngëtarja promovoi albumin e saj të dytë, me titull “Just me” me 17 këngë, një prej të cilave kënga “Supernova”, që e ka realizuar klip.

Në promovimin e klipit ishin vetëm Genc Prelvukaj, menaxheri Damir Jahic (Cekic), Big Basta, që është autori i tekstit “Supernova” dhe pjesës më të madhe të këngëve të albumit.

Pas operacioneve plastike rrisin çmimin, 2500 euro për koncert

Të dyja e kanë perfeksionuar look-un duke u shfaqur gjithmonë e më shumë me forma dhe pothuaj të ngjashme në stilin e veshjeve e të flokëve.

Dafina deklaroi në vjeshtë se kishte bërë ndërhyrje në gjoks pas kërkesave të fansave, ndërsa më parë ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë.

Elvana, edhe pse s’ka pohuar asgjë vetë në lidhje me ndërhyrjet plastike, gjithçka u vu re në koncertin e saj në Toronto disa javë më parë, ku ra në sy pamja e transformuar, që la vend për hamendësime që ajo mund të kishte bërë ndërhyrje plastike në gjoks, buzë dhe mollëzat e fytyrës.

Të dyja me stilin e Beyonce, ato duket se pas këtyre përmirësimeve në pamjen e tyre tashmë vlejnë më shumë. Të dyja kanë të njëjtin çmim dhe paga në koncerte nuk kalon shifrën prej 2500 euro.

Publikuar: 27.12.2011 | 10:37
Lexuar: 477 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime