E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Gruevski tha se me kujdes ndjeken ngjarjet në eurozonë, ndërsa punët tani për tani po zhvillohen në pajtim me të projektuarën.
Gruevski: Ekonomia ėshtė stabile, ndėrsa rezervat devizore nė nivel tė kėnaqshėm







Ekonomia është stabile, sektori financiar i sigurtë, rezervat devizore janë në nivelin e kënaqshëm, ndërsa huazimi, si dhe deficiti buxhetor janë në nivel të ulët, deklaroi sot kryeministri Nikolla Gruevski pas vizitës në IP Kopshti për fëmijë "25 Maji" në Gazi Babë, dega "Dielli", ku implementohet projekti "Mozaik".

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Gruevski tha se me kujdes ndjeken ngjarjet në eurozonë, ndërsa punët tani për tani po zhvillohen në pajtim me të projektuarën.

"Me kujdes ndjekim se çka po ndodh në eurozonë dhe nëse ka nevojë ndoshta do të dalim edhe me hapa konkrete. Tani për tani punët po zhvillohen në pajtim me atë që është parashikuar dhe projektuar. Në gjysmën e parë të vitit kemi pasur rritje të lartë, por pasi filloi kriza debitore në BE, menjëherë projektuam se do të ketë ngadalsim të rritjes dhe ajo edhe ndodhi. Por, ende kemi rritje dhe kjo është mirë. Do të vazhdojmë ta ndjekim situatën dhe do ta zbatojmë programin, e nëse ka nevojë do të dalim edhe me masa shtesë", tha Gruevski.

Lidhur me projektin për ndërtimin e zonave turistike rreth liqejve në vend, kryeministri sqaroi se bëhet fjalë për mundësim të territorit të caktuar, ku parashikohet ndërtim i hoteleve dhe zhvillim i turizmit në Republikën e Maqedonisë.

"Në këtë projekt u përqëndruam në seancën e fundit të Komitetit për turizëm dhe mund t'ju them se jemi në fazë të përgatitjes së ligjit, me të cilin do të formohen këto zona turistike. Së shpejti, ligji do të dalë, do t'i keni të gjitha detajet, por nga ajo qe e debatojmë do të shkohet në drejtim që të mundësohet një territor i caktuar të tokës, kryesihst afër Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit, për fillim ato do të jenë në fokus, të formohen lokacione të caktuara më të mëdha prej më shumë hektarëve, që do të jenë në afërsi të liqenit dhe do të dedikohen përndërtimin e hoteleve dhe përmbajtjeve tjera rekreative lidhur me hotelierinë", deklaroi Gruevski.

Së pari, sqaroi kryeministri, lokacionet do të ofrohen si zona të tëra, e pastaj nëse nuk përmbushet shitja në zona të tëra, do të shkohet me parcela për ndërtimin e hoteleve.

"Për to do të jepen beneficione speciale që të tërhiqen më shumë investitorë të ndërtojnë hotele në këto zona, të cilët më vonë do të sjellin më shumë mysafirë, turizëm, më tepër derdhje të devizave, më shumë punësime dhe ekonomi më të fuqishme. Ministra e Transportit dhe Lidhjeve mori detyrë diku deri nga fundi i janarit të dalë me Propozim-ligj para Qeverisë, ashtu siç u projektua në programin tonë parazgjedhor. Projekti është i ngjashëm si zonat teknologjike-zhvillimore industriale, ku tërhiqen investitorë të cilët ndërtojnë fabrika", potencoi kryeministri Gruevski në deklaratë për media.

Publikuar: 27.12.2011 | 17:10
Lexuar: 259 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime