E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas profesionistit, i njëjtë është edhe vizioni që do të ofrojë Dielli ynë kur të vdesë, diçka që sipas llogarive të shkencëtarëve do të ndodhë pas 4-5 miliardë vitesh.
Si do tė duket shpėrthimi i Diellit tonė










Një fotograf i hapësirës, Bill Snyder, publikoi imazhet e rralla të shpërthimit të një ylli të quajtur Dumbbell Nebula.

Sipas profesionistit, i njëjtë është edhe vizioni që do të ofrojë Dielli ynë kur të vdesë, diçka që sipas llogarive të shkencëtarëve do të ndodhë pas 4-5 miliardë vitesh.

”I gjithë gazi në zgjerim dhe pluhuri që duken në fotografi është ndodhur brenda yllit në shpërthim”, shpjegoi Synder. “Një re e madhe gazi rrethoi yllin, përpara se ai të shpërthente. Dumbbell Nebula është përafërsisht 1 360 vite dritë larg Tokës. Shpërthimi është lehtësisht i dallueshëm edhe nga teleskopët amatorë”.

Për herë të parë, shuarja e yllit u evidentua në vitin 1764, nga astronomi Charles Messier. Sipas vlerësimeve të ekspertëve, procesi i shuarjes dhe shpërthimit të mëpasshëm të yllit ka nisur 3-50 mijë vjet më parë.

Reja e pluhurit dhe gazit që ka mbuluar yllin është më e madhe se sa distance midis Diellit tonë dhe yllit më të afërt me Tokën, rreth 4,5 vjet dritë larg.

Publikuar: 27.12.2011 | 18:09
Lexuar: 352 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime