Dy persona nga ekuipazhi nëntë anëtarësh të anijes transportuese që transportonte nitrat amoni për në Izrael, morën infarkt. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë shpëtuar nga rojet bregdetare.
Dy persona e humbën jetën sot gjatë përmbytjes së anijes transportuese turke në ujërat e gjirit Kushadasi në Detin Egje, shpallën mediat turke
Dy persona nga ekuipazhi nëntë anëtarësh të anijes transportuese që transportonte nitrat amoni për në Izrael, morën infarkt. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë shpëtuar nga rojet bregdetare.
Anija transportuese transportonte nitrat amoni për në Izrael dhe u përmbyt në 30 milje të Kushadasit. Tani për tani nuk janë të njohura arsyet për përmbytjen e anijes.
Sipas gazetës "Miliet", të parët pas sinjalit për ndihmë të parë, të dërguar nga ekuipazhi i anijes, arritën ekipe të mbrojtjes greke bregdetare, por anëtarët e ekuipazhit turk kërkuan që t'i presin ekipet e mbrojtjes turke bregdetare.