E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këshilli, siç informojnë nga BDI, do të numërojë 15 anëtarë të institucioneve të ndryshme. Ftesa për pjesëmarrje në Këshill, siç njoftojnë nga partia shqiptare në pushtet, i është dërguar edhe partive opozitare shqiptare.
BDI fton PDSH-nė dhe RDK-nė nė Kėshillin organizativ pėr 100 vjetorin e flamurit shqiptar





Me iniciativë të Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër në Tetovë do të themelohet Këshilli organizativ për shënimin e 100-vjetorit të Ditës së Flamurit. Kjo nismë, siç njofton Alsat-M, është koordinuar me Tiranën dhe Prishtinën.

Këshilli, siç informojnë nga BDI, do të numërojë 15 anëtarë të institucioneve të ndryshme. Ftesa për pjesëmarrje në Këshill, siç njoftojnë nga partia shqiptare në pushtet, i është dërguar edhe partive opozitare shqiptare.

Ndërkohë përfaqësues të "Muzeut të alfabetit" në Manastir, "Muzeut të lirisë" në Shkup, Institutit albanologjik, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar, Lëvizjes "Zgjohu!", dy universiteteve shqiptare USHT dhe UELJ, do të jenë pjesë e këshillit organizativ, informojnë nga BDI.

"Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe në patronazh të kryetarit të BDI Ali Ahmeti, nesër themelojmë këshillin organizativ për shënimin e 100-vjetorit të ditës së flamurit. Në këtë këshill do të marrin pjesë shumë OJQ, institucione vendore, si dhe kemi ftuar edhe përfaqësues të partive politike që të marrin pjesë në shënimin e asaj që ne e quajmë vit i shqiptarëve. Aktivitetet për 100 vjetorin e pavarësisë do të fillojnë që nga janari dhe do të zgjasin deri në dhjetor të vitit 2012", deklaroi Artan Grubi nga BDI-ja.

Këtë nismë e paralajmëroi edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.

"Diskutuam edhe për festimet. 100-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë është festa e shekullit për të gjithë shqiptarët", deklaroi kohë më parë gjatë vizitës së tij në Shkup, Berisha.

Në Shqipëri tashmë është formuar këshilli organizativ për shënimin e këtij jubileu shekullor në krye me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, nesër themelohet në Tetovë në krye me zëvendës kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, ndërsa së shpejti pritet të themelohet edhe në Prishtinë.

Publikuar: 27.12.2011 | 23:17
Lexuar: 285 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime