Selmani gjithashtu tha se pas dialogut 3 mujor me Qeverinë për të dekriminalizuar shpifjen dhe ofendimin, formimi i këtij forumi do të ndihmojë në bisedimet me Qeverinë për iniciativën e miratimit të një Ligji për Mediat.
Me qëllim konsolidimin e qëndrimit të gazetarëve, Shoqata së Gazetarëve të Maqedonisë do të formoj të ashtuquajturin Forumi i Gazetarëve që do të përbëhej nga gazetarët me më përvojë dhe ndikim në Maqedoni.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani me këtë rast tha se ky forum do të jetë i pavarur dhe nuk do të jetë pjesë e SHGM-së por vetëm do të ndihmohet nga ana e tyre. Selmani gjithashtu tha se pas dialogut 3 mujor me Qeverinë për të dekriminalizuar shpifjen dhe ofendimin, formimi i këtij forumi do të ndihmojë në bisedimet me Qeverinë për iniciativën e miratimit të një Ligji për Mediat.
Pas 3 muajve bisedime, unë mendojë se ka ardhur koha kur duhet të dërgohen rezultate konkrete dhe ky rezultat konkret unë mendojë se pas janarit duhet të jetë vendimi i Qeverisë për të dekriminalizuar shpifjen dhe ofendimin. Nëse arrijmë të dekriminalizojmë shpifjen dhe ofendimin, mendojmë se do të krijojmë kushte më të mira për punën e gazetarëve, pastaj mund të hapen edhe temat tjera, siç është ideja e Qeverisë për të miratuar ligj për Media.
Qëndrimi jonë është refuzues ndajë kësaj ideje dhe kemi argumente se pse ne refuzojmë këtë ide pasi mendojmë se njëherë duhet ti qasemi zbatimit të përpiktë të ligjeve ekzistuese pastaj nëse gjatë këtij zbatimi konstatojë lëshime të legjislacionit atëherë mund të hapim debat për miratim të ligjeve të reja, deklaroi Naser Selmani, kryetar i SHGM-së.
Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani mohoi se formimi i Forumit të Gazetarëve po bëhet me qëllim shmangien e SHGM-së nga përgjegjësitë. Selmani tha se përkundrazi SHGM pas formimit të këtij forumi do të jetë akoma më e fortë dhe më e përgatitur për të kundërshtuar idenë e Qeverisë për të miratuar një Ligj të ri për Mediat.
Valmir Kuçi