Në prezantimin e kësaj dëshmie, historiani Hasani theksoi se dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit në vitin 1912 dëshmon se shqiptarët, duke qenë 80 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, ishin shumicë në kryeqytet.
Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni dhe Shtëpia Botuese "Shkupi" promovuan dokumentin "Dëshmi për Shkupin shqiptar", i përgatitur nga kryetari i kësaj Shoqate, Skender Hasani.
Në prezantimin e kësaj dëshmie, historiani Hasani theksoi se dokumenti italian për përbërjen etnike të Shkupit në vitin 1912 dëshmon se shqiptarët, duke qenë 80 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë, ishin shumicë në kryeqytet.
Hasani tha se ky dokument është shumë argumentues, sepse informatat dalin nga një zyrtar (këshilltar) në Kuvendin e qytetit të Shkupit. Në brendësinë e këtij raporti argumentohet prejardhja ilire e popullatës shqiptare në Shkup, dokumenti përfshin periudhën e fundit të sundimit të Perandorisë Osmane dhe në aspektin demografik nga ky dokument kuptojmë se Shkupi në vazhdimësi ka pasur shumicë të konsiderueshme të dominimit nga shqiptarët.
"Shkupi, edhe pse truall i tërësisë etnike shqiptare, vazhdimisht u sfidua nëpërmjet projekteve pushtuese nga bullgarët, serbët, për të kolonizuar me dhunë këto territore, nga e cila rezultoi me ndryshimin e strukturës së popullsisë, sllavizimin e saj dhe shlyerjen e memories kolektive të shqiptarëve për këtë qytet", tha Hasani.
Dokumenti, sipas Hasanit, dëshmon se të gjitha përpjekjet e qarqeve politike pas Luftës së Dytë Botërore që në regjistrime të ulet numri i shqiptarëve dëshmojnë se kanë qenë të projektuara kundër qenies shqiptare.
Arsim Sinani, promovues i dokumentit tha se dikush mund të ndërtojë buste dhe të tentojë të ndryshojë identitetin, por nuk ndërtohet identitet duke shkatërruar një identitet tjetër.
Ndërsa botuesi i Shtëpisë botuese "Shkupi", Azam Dauti ka theksuar se fakti që në fillim të Luftës së Dytë Botërorë, shqiptarët kanë përbërë mbi 50 përqindëshin e poullatës së Shkupit, por me një rritje të shtuar të serbëve dhe bullgarëve, tregon trysnia e filluar ndaj shqiptarëve të Shkupit në vitin 1912, ka histori një shekullore.
Botimi i këtij dokumenti me vlerë për të kaluarën e Shkupit u ndihmua financiarisht nga Komuna e Çairit, me ç'rast kryetari i komunës, Izet Mexhiti nuk ka ngurruar që të përkrahë çdo aktivitet me vlerë shkencore, intelektuale dhe kombëtare