Shtëpia më e thjeshtë apo ndërtesat më madhështore, të gjitha janë fushë studimi të arkitekturës. Në Azinë, Indinë, Greqinë dhe Romën antike, njerëzit ndërtonin ndërtesa sipas mendimit të tyre për të bukurën, eleganten dhe të dobishmen.
Në çdo periudhë, shkenca dhe teknologjia kanë luajtur një rol të rëndësishëm lidhur me zhvillimin e civilizimit njerëzor. Nga arkitektura tek inxhinieria, nga komunikimi tek transporti, njerëzit kanë shpikur dhe krijuar mrekulli të jashtëzakonshme. Arkitektura është elementi kyç i çdo kulture. Që prej kohëve më të hershme, njerëzit kanë ndërtuar shumëllojshmëri strukturash ku të jetonin, të punonin dhe të luanin. Në të shumtën e rasteve ne i gjejmë ndërtesat të përfunduara, por arkitektura ndikon si në aspektin e funksionalitetit, ashtu edhe në atë estetik të shoqërisë sonë.
Inxhinieria dhe arti janë pranë njëra-tjetrës në dizenjot arkitekturore kur bëhet fjalë për të krijuar disa prej strukturave më mahnitëse dhe më të bukura që kanë ekzistuar ndonjëherë. Të gjithë kemi dëgjuar për Shtatë mrekullitë e arkitekturës, që prej lartësisë marramendëse të Kullës Eifel, deri tek Taj Mahali, frymëzuesi i dashurisë, e më pas tek dy ndërtesat më të larta të qytetit të Nju Jorkut. Është e mahnitshme të mendosh shumëllojshmërinë e materialeve, teknologjive dhe teknikave të ndërtimit. Të gjithëve na vjen në mend të pyesim se, si këto arritje arkitekturore janë kaq të rëndësishme për botën.
Njerëzve iu pëlqen që të bëjnë lista me gjërat më të bukura dhe më të mira. Rreth 2500 vjet më para, një shkrimtar grek, Herodoti, bëri një listë më objektet më mahnitëse të cilat kishte ndërtuar njeriu ndonjëherë. Kjo listë përfshinte statuja dhe objekte të tjera, të cilat ishin të mëdha dhe mbresëlënëse. Më vonë, shkrimtarë të tjetër i shtuan objekte të tjera listës në fjalë. Shkrimtarët më në fund ranë dakord në një listë përfundimtare. Kjo listë njihet me emrin Shtatë mrekullitë e botës antike. Lista u bë e famshme dhe njerëzit filluan ta imitojnë. Kështu, në rrjedhë të kohës krijuan lista të tjera me mrekulli. Njerëzit bën listën me Shtatë mrekullitë e botës moderne, dhe Shtatë mrekullitë e mesjetës. Njerëzit gjithashtu krijuan lista me mrekullitë nënujore. U bënë lista edhe me mrekullitë arkitekturore.
Arkitektura, në perceptimin e thjeshtë të njerëzve, është dizenjimi i ndërtesave. Dhe njerëzit ndërtojnë ndërtesa për shumë arsye. I përdorin ato për të jetuar si dhe për adhurim fetar. Ka edhe vende ku shkohet për të fituar para, për të bërë tregti, për të takuar miqtë për qejf apo edhe për tu argëtuar. Shtëpia më e thjeshte apo ndërtesat më madhështore, të gjitha janë fushë studimi të arkitekturës. Arkitektura është fushë e lashtë studimi. Në Azinë, Indinë, Greqinë dhe Romën antike, njerëzit ndërtonin ndërtesa sipas mendimit të tyre për të bukurën, eleganten dhe të dobishmen. Kulturat modern i përdorin këto ide dhe gjithashtu këto dizenjo. Megjithatë, duhet thënë se kërkesat e njerëzve ndryshojnë.
Ashtu sikurse ndryshojnë mendimet rreth të dobishmes dhe të bukurës. Kemi zbuluar tashmë material dhe teknologji të reja. Kemi zbuluar edhe teknika të reja ndërtimi. Arkitektura e kohës moderne i ka rrënjët në të shkuarën, por gjithmonë në ndryshim. Mënyra se si përdoren ndërtesat është një pjesë me rëndësi e arkitekturës. Shumë ndërtesa janë bërë të njohura për shkak të pamjes së tyre ose të përmasave, apo dhe të karakteristikave tipike. Këto ndërtesa, madje, mund të shndërrohen në simbole të një kulture apo të një epoke të caktuar.