E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mazhoranca në kuvend konsideron se me propozimin e Komisionit Evorpian për heqjen e vizave, Maqedonisë i shtohen shanset për marrjen e raportit pozitiv në tetor të këtij viti me çka do të çeleshin edhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Opozita nuk pėrfill heqjen e vizave













Mazhoranca në kuvend konsideron se me propozimin e Komisionit Evorpian për heqjen e vizave, Maqedonisë i shtohen shanset për marrjen e raportit pozitiv në tetor të këtij viti me çka do të çeleshin edhe bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.

"Kjo është dëshmi se Republika e Maqedonisë vazhdon të ec në rrugën e proceseve integruese drejt BE–së dhe kjo është dëshmi se për qytetarët e Maqedonisë do të ketë ardhëmri më të mirë", thotë Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

"Qytetarët e Maqedonisë e kanë merituar heqjen e vizave. RM edhe me këtë vendim dëshmoi se është në rrugë të mbarë, të urojmë dhe shpresojmë se ky lajm shpresëdhënës do të konfirmohet edhe me vendimin për fillimin e bisedimeve me BE–në", shpreson Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Por për opozitën heqja e vizave, nuk paraqet asgjë më shumë se vetëm qarkullim i lirë i qytetarëve drejt vendeve të BE–së. Deputetja e LSDM-së Cvetanka Ivanova thotë se qeveria do të duhet të punojë më shumë në miratimin e ligjeve të kërkuara nga BE për një raport pozitiv në tetor.

"Kjo nuk duhet të konsiderohet si triumf kyç. Kjo është inkurajim i qeverisë që të ndërmarrin hapat e duhur për fitimin e datës për fillimin e negociatave", vlerëson Cvetanka Ivanova.
Deputetet e opozitës shqiptare Demokracia e Re dhe PDSH me heqjen e vizave nga 1 janari i vitit që vjen druajnë për largim më masiv të popullatës nga vendi.

"Në moment kur ky vendim të hyjë në fuqi një pjesë e madhe e tyre do të dalin nga shteti e gjithë kjo si rezultat i politikës aktuale, e cila pikërisht krijohet nga ana e partive që janë në qevrisje dhe mendoj se ato janë përgjegjës për moskrijimin e kushteve të volitshme dhe esenciale për qytetarët e Maqedonisë", thotë Flora Kadriu, deputete e DR-së.

"Droja e PDSH–së qëndron aty se me liberalizmin e vizave, mund të ndodh për shkak të kzizës së madhe ekonomike dhe për shkak të papunëssië së madhe, sidomos te shqipëtarët, të ndodh një numër i madh i njerëzve ta lënë vendin e tyre dhe të ikin jasht", dyshon Sadije Iljazi, deputete e PDSH-së.

Çështja e vizave dhe zhvillimi i procesit integrues të vendit, çdoherë është shkas për polemika të ashpra në Kuvend.
Meral Ismaili

Publikuar: 15.07.2009 | 14:07
Lexuar: 371 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime