Ndryshimet të cilat dolën nga Marrëveshja e Ohrit, theksoi Xhaferi, ishin diçka e re për sistemin tonë, dhe sollën ndryshime të mëdha qoftë në Kushtetutë ose ligjet në vetë metodologjinë e menaxhimit me institucionet.
Hap i guximshëm i kësaj Qeverie është mbyllja e rasteve të Hagës me çfarë përfundoi zbatimi i Ligjit për amnisti. Ky është hapi më i madh i cili kontribuoi në ndërtimin e besimit ndërmjet bashkësive dhe krijoi klimë më të ndryshme dhe kushte më të mira për zgjidhjen e të gjitha çështjeve tjera të cilat janë të lidhura me konfliktin.
Këtë e theksoi zëvendëskryeministri Musa Xhaferi në intervistën për MIA-n, duke e vlerësuar vitin e kaluar 2011 në të cilin u shënua 10-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit.
"Shpresoj se masat dhe hapat e tjerë do të jenë më të lehta, duke u nisur nga fakti se ky ishte hapi më i komplikuar nga ana e shumicës e cila është në pushtet dhe sipas meje menjëherë ndjehet përmirësim i besimit të ndërsjellë. Besimi i ndërsjellë është proces i gjallë dhe dinamik i cili duhet çdo ditë të ushqehet. Ende qëndron çështja qoftë nga aspekti informativ, material ose ligjor, ata të cilët pësuan më shumë dëme në konflikt pavarësisht nga cila palë, të trajtohen si qytetarë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve dhe kjo nuk do të duhet të jetë hendikap. Kjo është ajo pjesë që duhet të vijë parasysh si solidaritet, në mënyrë institucionale dhe qytetare, ndaj këtyre njerëzve, të cilët pa dallim të qasjes e cila ishte atëherë, duhet të integrohen në të gjitha proceset në shoqëri. Ky do të jetë plus në ndërtimin e klimës së përgjithshme të besimit", konsideron zëvendëskryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Ndryshimet të cilat dolën nga Marrëveshja e Ohrit, theksoi Xhaferi, ishin diçka e re për sistemin tonë, dhe sollën ndryshime të mëdha qoftë në Kushtetutë ose ligjet në vetë metodologjinë e menaxhimit me institucionet.
"Ne nëpër këtë proces kërkuam se ku duhet të bëhen ndryshime. Kishte rezistencë e cila në pjesë më të madhe ka të bëjë në moskuptimin e qëllimeve të Marrëveshjes së Ohrit si një dokument nëse ai është në interes, gjegjësisht për të mirën e një bashkësie ose ka qenë kundër interesave të bashkësisë tjetër, që nuk është e saktë. Duhej të investohet edhe më shumë në perceptimin e afirmuar te qytetarët se Marrëveshja e Ohrit ka për qëllim që t'i përforcojë institucionet duke krijuar hapësirë që të gjithë të ndjehen të barabartë dhe të jenë maksimalisht lojal ndaj institucioneve", tha zëvendëskryeministri Xhaferi.
Për të pasur besim në institucionet, sipas tij, është e nevojshme që qytetarët të jenë pjesë e institucioneve veçanërisht ata të cilët konsiderohen si më të ndjeshëm si MPB-ja, gjyqësia dhe ata nga sfera e financave si menaxhimi me të ardhura publike, dogana, urbanizmi duke e përfshirë edhe arsimin të cilët ndikojnë ndaj mënyrës dhe kushteve për jetesë të qytetarëve.
Nga aspekti i përfaqësimit të barabartë Xhaferi me qëndrime se ka rezultate të mira në administratën shtetërore ku bashkësia shqiptarëve është e përfaqësuar mbi 20 për qind. Megjithatë, vlerëson, se ekzistojnë defekte ligjore sepse Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit si sektor nuk ka ndikim në lidhje me punësimin në administratën publike, në shërbimet tatimore dhe doganore ku duhet të gjinden mekanizma për punët që të përmirësohen në drejtim të përmirësimit për të gjitha bashkësitë. Për atë qëllim, informon se në vijim është hulumtimi se si të konfirmohen mekanizmat për përmirësimin e përfaqësimit të barabartë në administratën publike.
"Qëllimi kryesor është që të gjithë të ndjejnë se nuk janë të diskriminuar dhe se në mënyrë të barabartë marrin pjesë në institucionet dhe se funksionojnë postulatet e demokracisë evropiane në shtetin tonë", tha Xhaferi.
Lidhur me buxhetin, me të cilin disponon Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për vitin 2012 thotë askush prej menaxherëve të institucioneve përderisa i pyesim nuk do të jenë plotësisht të kënaqur në lidhje me mjetet e marra, por thotë për dallim nga vitet e kaluara ka trend në përmirësim në lidhje me transparencën dhe harmonizimin e kornizës të programit qeveritar i cili është program i përbashkët i dy partive më të mëdha të cilat e morën legjitimitetin në zgjedhjet e fundit. Ky program politik është pasqyruar në buxhet.

"Nëse ndarja e buxhetit është transparent në atë masë që e lejojnë ligjet atëherë edhe qytetarët do të jeni të bindur se kjo bëhet në mënyrë të drejtë, sipas nevojave dhe në pajtim me kapacitetet financiare dhe se nuk ka asgjë që duhet të fshihet", tha zëvendëskryeministri Xhaferi. Në këtë kontekst thotë se duhet të merret parasysh zhvillimi i ndryshëm i rajoneve dhe nevojën për zhvillim më të barabartë. Në këtë çështje, sipas tij, duhet të shikohet edhe nga aspekti i asaj se qytetarët pa marrë parasysh ku janë, duhet të marrin cilësi të njëjtë të shërbimeve, e drejtë që ua jep ligji dhe Kushtetuta.
Vitin e ardhshëm prioritet kanë disa projekte të mëdha në sferën e kulturës, arsimit dhe infrastrukturës. Zëvendëskryeministri Xhaferi i veçoi ndërtimin e sheshit "Skënderbeu" në Shkup, të teatrit të ri dhe bibliotekës në Tetovë, objekte sportive për nevojat e Universitetit të Tetovës, ujësjellësi në komunën e Likovës dhe rinovimi ose ndërtimi i shkollave fillore dhe të mesme në disa komuna dhe në rrugët rajonale.
"Sheshi Skënderbeu për mua ka rëndësi të veçantë nga aspekti kulturor sepse do t'u mundësojë qytetarëve të ndjejnë se kryeqyteti i përket të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Ai do ta përmirësojë perceëtimin e përgjitjhshëm te bashkësitë dhe do të pengojë manipulime dhe ndarje të qytetarëve pa marrë parasysh nga cilat parti politike vijnë", tha zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.