E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një gazetë tërësisht e majtë, në një artikull të këtyre ditëve me titullin “Nuk do t’i harroj lehtë sulmet ndaj meje nga mazhoranca” e fillon shkrimin e saj me këtë hyrje: “Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi se gjasat janë tepër të mëdha që, në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ai të jetë pjesë aktive e politikës”.
Presidenti i afrohet vjeshtės, por edhe i largohet sė djathtės









Kostaq Xoxa

Një gazetë tërësisht e majtë, në një artikull të këtyre ditëve me titullin “Nuk do t’i harroj lehtë sulmet ndaj meje nga mazhoranca” e fillon shkrimin e saj me këtë hyrje: “Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaroi se gjasat janë tepër të mëdha që, në vjeshtën e vitit të ardhshëm, ai të jetë pjesë aktive e politikës”.

Këtë e dinim. Por vazhdojmë: “Ai la të kuptohej se, pas mbarimit të mandatit si President, ndjente se duhej të jetë pranë të djathtëve, të cilët ishin të zhgënjyer gjatë këtyre viteve nga mënyra sesi qeveris PD-ja, kryesisht pas koalicionit me LSI-në” (Po si e ka bërë oponencën opozita, a është shprehur presidenti?-shënim). Që ai duhej të ishte pranë një të djathte aleate me të majtën e Ramës, édhe nëse ky gjykim është një opinion i një gazete të majtë puro, nuk më duket se është një shtrembërim i së vërtetës. Ajo që një lexuesi jo të përciptë mund t’i bëjë përshtypje, është se Presidenti nuk i ka lënë këto shqyrtime me karakter partiak si opsione pas largimit nga presidenca, kur mëton se “do të rikthehet në politikë”. Dhe vjeshta është e bukur, vërtet, sipas poezisë së shquar të Lamartinit, me titullin “L’Automne”. Por ashtu si medalja që i ka të dy anët e saj, edhe vjeshta ka, dhe ajo, anën e saj të prapme, që të kujton dështimin, provimin për vjeshtë!

Po citoj nga gazeta e përmendur më lart: “Nuk dëshiroj që gjatë periudhës që jam President të flas për këto qëndrime dhe të denatyroj rolin e Presidentit, sepse për këtë jam votuar dhe betuar. Por opsionet pas largimit nga Presidenca janë të ndryshme; më i mundshmi është ai që të rikthehem në politikë”, theksoi Topi. I pyetur në lidhje me faktin se pse nuk do të donte të kandidonte më për një mandat tjetër si President, Topi theksoi se ai ishte kundër këtij fakti se do të kishte kërkuar një mandat tjetër, vetëm në rast se kreu i shtetit do të zgjidhej përmes një votimi të drejtpërdrejtë nga populli.

“Do të dëshiroja rikandidim vetëm nëse zgjedhja do të ishte në vullnetin e popullit”. Nga ana tjetër, Bamir Topi u tregua tepër i ashpër për sa u përket deklaratave të forta që përfaqësues të mazhorancës aktuale kanë bërë ndaj tij, gjatë kohës që ka mbajtur pozicionin e Presidentit. Sipas Topit, ai ishte një njeri që nuk harronte lehtë, sepse ishte i bindur se gjuhën e qenieve njerëzore e komandonte vetëm truri. “Unë kam vetëm një mbiemër dhe aq më tepër nuk kam dy. Jam një njeri që kam një memorie të fortë dhe nuk harroj kollaj. Një fjalë e popullit thotë që ‘gjuha kocka s’ka, por kocka thyen’”, theksoi kreu i shtetit”.

Këto janë shkruar në atë gazetë dhe mendojmë se i ka dhënë mendimet e presidentit jo të shformuara. Së pari, del edhe njëherë se presidenti flet si politikan, jo si person zyrtar të cilin kushtetuta e përcakton si të paanshëm, jashtë politikës. Për më tepër, ai ndonëse thotë se nuk dëshiron të flasë për qëndrimet e tij në mbarim të afatit, aty për aty flet për opsionet e tij politike të ardhme, Propagandon, në njëfarë mënyre, sesi do të pozicionohet politikisht pas mandatit, duke i bërë të njohura mendimet e tij politike para mbarimit të këtij mandati.

Pra, ajo “nuk dëshiroj të denatyroj rolin e presidentit” përgënjeshtrohet vrik nga vetë presidenti, në funksion édhe për pak kohë. Së dyti, ai e shpreh hapur mllefin ndaj ish-partisë së tij e cila, jo vetëm që e vuri në rolin e kryetarit të grupit parlamentar, por edhe e mandatoi për detyrën e presidentit. Gjer këtu, ai duhet të kishte ndjesinë e mirënjohjes, sepse nuk ishte personi i vetëm që mund të kandidohej nga PD-ja. Dhe, meqë ishte fjala për personin e tij, ai nuk ishte, në atë kohë, për opsionin se kreu i shtetit do të duhej të zgjidhej përmes një votimi të drejtpërdrejtë nga populli”, sa për të vërejtur një mungesë koherence.
Nëse ai nxjerr dhëmbët se “nuk është njeri që harron lehtë”, u dashka të deduktojmë se edhe partia e tij, që e nderoi fillimisht, u dashka të harrojë lehtë që z.Topi votoi Ramën, më 8 maj të këtij viti? Zbulimi qe aksidental, jo i parapërgatitur.

Nuk mund të akuzohet askush, përveç votimit në kutinë e gabuar, nga presidenti. Nuk kemi, pra, muhabet çimkash si ato të majtistëve të shumtë, por edhe të një të “të djathti” që vetëm se dëmtoi veten në dialogët e tij të një regjistruesi vulgar me doktorin, në të cilin pseudo “i djathti” duke qenë edhe deputet, për hir të PD-së dhe të Berishës, nuk i kishte përmbushur, megjithatë, ambiciet e tij stratosferike. Dhe çimkës, që u shndërrua si ajo bretkosa e La Fontenit, që deshi të bëhej sa një ká, i tha truri se do ta rrëzonte përkrahësin e tij të dikurshëm, brenda dy ditëve! - kur bëri aleancë me majtistin Rama. Kur z. Topi mëton se do të bëjë aleancë me të djathtët, mos e ka fjalën edhe për çimkën që sapo përmendëm? Po a mendohet se këtu kemi dy vëzhgime: 1. Se kemi të bëjmë me një anarkist dhe anarkizmi është i papajtueshëm me demokracinë. 2. Se S.Ngjela, për të cilin po flasim, është dhe do të mbetet gjithmonë i pavotuar, përderisa bën një politikë individualiste. Për 21 shtatorin, presidenti mund të gjente një zgjidhje.

Sepse E.Rama e kishte paralajmëruar qysh më 20 janar se gjendja mund t’i dilte jashtë kontrollit. Por kujt do t’i dilte jashtë kontrollit? Atij që e kishte përgatitur vetë? Presidenti, si garant i demokracisë, duhej të bënte paralajmërimin publik të kreut të opozitës që ky ta ndërpriste menjëherë protestën, nëse ajo do të bëhej e dhunshme. Do të duhej vetëm një mesazh celulari. Por në këtë rast nuk do të kishte avantazhin e një preteksti të fortë zgjedhor! Protesta të dhunshme bëhen edhe në perëndim, por jo nga partitë politike, me synim të marrjes së pushtetit me dhunë. Bëhen nga sindikatat për çështje që nuk kanë të bëjnë me interesa posaçërisht partiake. Te ne, ai që e quan veten sindikalist, bën njëherësh edhe korrupsionin e opozitës, sepse i paguan grevistët me bordero, - hapur fare - pa pasur sindikatë! Si shpërblim të këtij korrupsioni, zgjidhet në Asamblenë Kombëtare të PS-së!

Publikuar: 29.12.2011 | 13:00
Lexuar: 332 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime