Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Filip Riker nesër do ta vizitojë komunën e Zhelinës ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Fatmir Izairi.
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Filip Riker nesër do ta vizitojë komunën e Zhelinës ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Fatmir Izairi.
Sipas paralajmërimeve ambasadori Riker do të takohet edhe me dy kandidatët për kryetarë të komunës së Zhelinsë të cilët paraqitën kandidaturat e tyre në zgjedhjet e fundit.
Planifikohet që ambasadori i SHBA-së në Maqedoni të realizojë një takim edhe me disa biznesmenë të njohur lokalë. Temë e bisedimeve do të jenë aktvitetet ekonomike të komunës dhe kontributi i binzesit lokal në përmirësimin e klimës ekonomike të komunës së Zhelinës.