E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat ajnë digjitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje. Sipas ekspertëve, të cituar nga e përditshmja "Figaro", njerëzimi për vetëm dy vjet krijoi më shumë informacione sesa gjatë gjithë historisë së tij.
Pėr 60 sekonda Google pėrgjigjet nė rreth 700.000 kėrkesa pėr kėrkim








Çka ndodh në Internet për 60 sekonda

Për 60 sekonda Gugël përgjigjet në rreth 700.000 kërkesa për kërkim, shkarkohen rreth 600 video në JuTjub, publikohen 500.000 komente në Fejsbuk, shkëmbehen mbi 90.000 tuite, dërgohen 168 milionë mejle, 232 kompjuterë preken me virus dhe dy milionë persona shikojnë filma porno...

E gjithë kjo ndodj në internet për vetëm 60 sekonda, që vetëm flet për shkëmbimin e paimagjinueshëm të informacioneve përmes këtij rrjeti, thekson Go-Gulf.com

Me të vërtetë është vështirë të imagjinohet volumi i informacioneve, të cilat ajnë digjitalizuar në çdo moment nga individë dhe ndërmarrje. Sipas ekspertëve, të cituar nga e përditshmja "Figaro", njerëzimi për vetëm dy vjet krijoi më shumë informacione sesa gjatë gjithë historisë së tij.

Vetëm në Fejsbuk, shfrytëzuesit e tij çdo muaj shtojnë rreth 30 miliardë dokumente të reja. Tani më nuk llogariten në mega, giga ose në tetra-bajtë, por në zetabajtë (1.099.511.627.776 gigabajtë).

Kjo është kaq abstrakte që nuk mundet as të imagjinohet. Që t'u ndihmojë lexuesve të vet "Figaro" sqaron se ky numër përputhet me gjysmën e rrugës që e ndërlidh planetin Tokë me planetin mars me kompakt disqe.

Vërshim i vërtetë nga të dhënat krijon sfida të reja për mënyrën e menaxhimit me këto informacione, sepse ato janë rezervoar i madh i njohjes, njëkohësisht të dobishme dhe të vështira për shfrytëzim. Të gjitha kompanitë e mëdha informuese e kanë vendosur si prioritet menaxhimin me këto të dhëna, vetëm IBM ka investuar në këtë drejtim dhjetëra miliardaë dollarë.

Kjo, siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Parisi, flet mjaft, sepse tani kur kërkojmë në internet, vërejmë se gjithnjë e më vështirë është që të gjendet informacion i mirë në kohë të vërtetë.

Publikuar: 29.12.2011 | 16:34
Lexuar: 283 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime