Joseph Guardiola, trajneri i Barcelonës është fitues i një sondazhi të kryer nga revista spanjolle Intervista, në të cilin publiku femëror është pyetur për mashkullin më seksi të vitit.I martuar dhe baba i dy fëmijëve, Guardiola, përtej futbollit, bën një jetë vërtet të rezervuar për mediat.

Ai ka patur gjithnjë sukses mes publikut femëror, madje më shumë në Itali se në Spanjë, falë elegancës së tij, humorit dhe padyshim fizikut. Një tjetër aspekt që fanset e tij kanë vlerësuar, është mënyra e veshjes së Guardiolës, kostum e kollare ne çdo ndeshje. Pavarësisht ndryshimeve të shumta të lukut, edhe për shkak se kohët e fundit flokët i kanë rënë, Guardiola mbetet mashkulli më i dëshiruar në Spanjë.