E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Paralelisht, komuna e Amsterdamit ka nisur zbatimin e një plani për blerjen e disa banesave në qendrën historike të qytetit dhe reduktimin e bareve në këtë zonë.
Amsterdam, drejt mbylljes lagjja me drita tė kuqe







Lagjja me drita të kuqe në Amsterdam duket po shkon drejt mbylljes. Zona e njohur me emrin “De Wallen” i ka fillesat e saj në shekullin XIV dhe që atëherë është një ndër simbolet e qytetit holandez, ku prostitutat shpalosin hiret në dritare, nën dritat e kuqe.

Mesa duket, për punonjëset e seksit, ky nuk është profesioni që ato kanë zgjedhur, por një detyrim për të shitur trupin. Pas vitit 2004 janë gjithnjë e më shumë raportet e policisë që vërtetojnë pamundësinë e një prostitute për të punuar në mënyrë të pavarur.

Sipas tyre, pas “shtrëngimit” mund të jenë grupet mafioze nga Evropa lindore, të cilat e përdorin industrinë e seksit për trafik të qenieve njerëzore, shfrytëzim për prostitucion dhe riciklim të parave të pista.

Për këtë arsye, komuna e Amsterdamit ka vendosur një sërë rregullash të reja, të cilat duhet të zbatohen nga bizneset e lagjes me drita të kuqe.

Kjo goditje ndaj prostitucionit të paligjshëm ka nisur në vitin 2008 dhe ka mbyllur që atëherë rreth 200 “vitrina” të tilla dhe disa lokale të cilat dyshohet se mund të kishin lidhje me organizatat kriminale.

Paralelisht, komuna e Amsterdamit ka nisur zbatimin e një plani për blerjen e disa banesave në qendrën historike të qytetit dhe reduktimin e bareve në këtë zonë.

Nëse 20 vjet më parë, lagjja e dritave të kuqe ishte një zonë e rrezikshme, tashmë ajo është kthyer në një vend të sigurt, ku mjafton të shmangësh cepat në orët e vona.

Lagjja me drita të kuqe ndoshta nuk do të mbyllet kurrë, por bizneset e zonës (dritaret e punonjëseve të seksit) duhet të vërtetojnë që nuk janë të përfshira në aktivitete kriminale.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Publikuar: 29.12.2011 | 17:26
Lexuar: 413 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime