E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Është vërejtur rritje e vazhdueshëm e bruto devizave rezerve, rritje e ngadalësuar vjetore të kursimit të kredive në sektorin privat dhe rritje të kredive jofunksionale.
BPRM: BPV nė tremujorin e tretė 2,3 pėr qind, sistemin bankar e ruajti stabilitetin
- Në tremujorin e tretë të këtij viti bruto prodhimi vendor realizoi rritje reale vjetore prej 2,3 për qind. Vëllimi fizik i prodhimtarisë industriale tashmë tre muaj me radhë shënon rënie në bazë vjetore, e cila në nëntor arriti 5,3 për qind. Shkalla vjetore e inflacionit në nëntor arrinte 3,5 për qind, ndërsa inflacion mesatar bazë qëndroi në nivel prej 1,2 për qind.

Këtë e kumtoi pas seancës së sotme Këshilli i Bankës Popullore të Maqedonisë (BPRM), i cili vlerësoi se sistemi bankar e mbajti stabilitetin e saj dhe sigurinë dhe është rezistent ndaj goditjeve të jashtme. Është vërejtur rritje e vazhdueshëm e bruto devizave rezerve, rritje e ngadalësuar vjetore të kursimit të kredive në sektorin privat dhe rritje të kredive jofunksionale.

"Sipas të dhënave më të reja për bilancin pagesor, në tremujorin e tretë të vitit është realizuar suficit më i lartë në llogarinë rrjedhëse nga ai që pritej (0,6 për qind nga bruto prodhimi vendor), që kryesisht ka të bëjë në realizimet e mira të transfereve private dhe shërbimeve. Në këtë rast, te llogaritë kapitale dhe fiskale janë vërejtur neto-derdhje prej 1,3 për qind nga bruto prodhimi vendor. Bruto devizat rezervë shënojnë rritje të vazhdueshme në lidhje me fundin e vitit 2010 dhe përfundimisht me 23 dhjetorin arritën 2 miliard e 18 milion euro, duke mbajtur në nivel përkatës" thuhet në kumtesë.

Sipas BPRM-së, në nëntor është vërejtur rritje vjetore ekonomike e ngadalësuar e kursimit dhe përforcim mesatar i rritjes së kredive të sektorit privat. Kjo është në pajtim me lëvizjet e pritura të këtyre agregateve , ndërsa pritet se dinamika e tyre e rritjes do të vazhdojë deri në fund të vitit, vlerëson banka qendrore.

Këshilli i Bankës Popullore e ka shqyrtuar Raportin për sistemin bankar të Maqedonisë në tremujorin e tretë të vitit dhe ka përfunduar se sistemi bankar e ka ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e saj, gjatë përforcimit të mëtejshëm të likuidetietit dhe solventës dhe përforcimin e lehtë të rrezikut kreditor. Aktivitetet e bankave u rritën, por me një tempo më të ngadalësuar në krahasim me tremujorin e kaluar. Aktivi i përgjithshëm realizoi rritje kuartale prej 1,3 për qind dhe më 30 shtator të këtij viti ishte 321,168 milion denarë (shkalla e sivjetme e rritjes arrinte 11,6 për qind). Rritja e aktiviteteve është mundësuar kryesisht nga rritja e depozitave, qenë bazë kuartale është rritur për 2,6 për qind (shkalla vjetore e depozitave arrinte 11,7 për qind). Bankat e shfrytëzuan pjesën më të madhe të rritjes së burimeve të mjeteve për kreditimin e subjekteve jofinanciare. Shkalla kuartale dhe vjetore e rritjes së kredive u ngadalësuan dhe arrinte 1,4 për qind dhe 8,3 për qind në mënyrë përkatëse.

"Një pjesë e rritjes së burimeve të mjeteve bankat e shfrytëzuan për plasman afatshkurtër te bankat e huaja, që kontribuoi për përforcimin e mëtejshëm të likuiditeteve të tyre, dhe qëndroi në nivel të lartë stabil dhe relativ. Përafërsisht një e treta e aktivit të përgjithshëm të sistemit bankar është aktiv likuid. Aktivi likid i sistemit bankar siguron mbulim të lartë prej afër 60 për qind të depozitave", thuhet në kumtesë.

Ekspozimi i rrezikut kreditor pak është rritur që është pasqyruar përmes përshpejtimit të rritjes së kredive jofunskionle. Më 30 shtator të këtij viti pjesëmarrja e kredive jofunksionale nga kreditë e përgjithshme të personave jofinanciar arrin 9,8 për qind. Megjithatë, thonë, BPRM, rreziqet nga përkeqësimi i kualitetit të portofolit kreditor u zbuten duke pasur parasysh mbulimin e plotë të kredive jofunksionale me korrigjimin e vlerës dhe rezervës së veçantë.

Sipas BPRM, shkalla e adekuate e kapitalit të sistemit bankar është më shumë se dyfish mbi nivelin e caktuar minimal 16,7 për qind më 30 shtator të këtij viti dhe siguroi kapacitet të mjaftueshëm për absorbimin e goditjeve eventuale negative nga rritja e mëtejshme e rreziqeve. Këtë e konfirmojnë edhe rezultatet nga simulacionet stret-test, presm të cilave Banka Popullore e analizon rezistencën e sistemit bankar të goditjeve të ndryshme negative (përfshirë edhe skenimet e mundshme të rrezikshme lidhur me gjendjen aktuale në euro-zonë). Rezultatet tregojnë se kapitalizimit i bankave është i volitshëm dhe se sistemi bankar është rezistent ndaj goditjeve të jashtme.

Këshilli i BPRM-së në seancë e miratoi Vendimin për ndryshimin e Vendimit të metodologjisë për konfirmimin e neto-debitorit të bankës. Me këto ndryshime ekspozimi i bankave ndaj personave fizik nda bazë të kartelave kreditore dhe llogarive rrjedhëse në vlerë prej 500 mijë denarë, nuk do të merret parasysh përmes konfirmimit neto-debitor të bankës.

Në seancën është miratuar edhe programi për punën e vitit 2012, Programi për punën dhe Drejtorinë për revizion të brendshëm për vitin 2012 dhe Programin afatmesëm për revizom të brendshëm 2012-2014, si dhe Planin financiar dhe Planin për investime për vitin 2012.

Publikuar: 29.12.2011 | 17:45
Lexuar: 249 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime