E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë karrierës së tij gati 15-vjeçare në kategorinë e rënda të boksit profesionist, Luani ka luftuar në 35 meçe, 30 prej të cilave i ka fitore (14 me nokaut), 1 barazim dhe katër humbje.
Boksieri Luan Krasniqi i jep fund karrierės










Njëri nga sportistët më të famshëm kosovarë në botë, boksieri Luan Krasniqi, ka zbuluar sot se pas një karrierë të suksesshme ai i ka dhënë fund karrierës në boksin profesionist.

Boksieri shqiptar e ka bërë publik lajmin përmes një letre të publikuar në faqen e tij të internetit, www.luankrasniqi.com, në të cilën ka falënderuar të gjithë tifozët për mbështetjen që i kishin dhënë ndër vite.

Gjatë karrierës së tij gati 15-vjeçare në kategorinë e rënda të boksit profesionist, Luani ka luftuar në 35 meçe, 30 prej të cilave i ka fitore (14 me nokaut), 1 barazim dhe katër humbje.

Maja më e lartë e karrierës si profesionist ishte renditja si numri 2 në botë për peshat e rënda në WBO, ndërsa për shumë vite me radhë ishte Kampion Evropian për peshat e rënda të EBU.Letrën lamtumirës të Luan Krasniqit mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Publikuar: 29.12.2011 | 16:56
Lexuar: 386 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime