E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në gjetjen e vendimit për problemin vital të qytetarëve për ndërtimin e ujësjellësit. Do t'i vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona që ta zgjidhim përfundimisht në afat të gjatë këtë problem të qytetarëve", tha Bexheti.
Kryetari i komunės sė Tetovės referoi pėr punėn e bėrė nė vitin 2011 dhe pėr planet pėr vitin 2012


Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti sot para Këshillit të komunës e shpalosi punën e realizuar gjatë vitit 2011 dhe planet për realizim në vitin 2012-të.

Bexheti i potencoi investimet në infrastrukturë, rrugët e qytetit, në mesin e të cilave e veçoi rikonstruimin e filluar në rr. "Jane Sandanski" në të cilën është ndërtuar qarkore e re, vendosjen dhe mirëmbajtjen e ndriçimit rrugor dhe sinjalizimit rrugor, ndërtimin e rrjeteve të kanalizimit, ripërtëritjen dhe sanimin e gropave në rrugë etj.

"Komuna me sukses filloi me procesin e legalizimit të objekteve të nëdrtuara pa miratim për çka qytetarët treguan interes të madh. Deri më tani janë pranuar rreth 8 mijë lëndë. Në sferën arsimore investuam pothuajse në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të cilat punojnë në territorin e komunës. Në bashkëpunim me firmën FALK nga Danimarka dhuruam dy automjete moderne për ndihmë të shpejtë në qendrën klinike në Tetovë, si dhe një kompresor me mbushje me oksigjen për njësinë e kundër zjarrit", deklaroi Bexheti.

Në mesin e sukseseve të vitit që shkoi Bexheti e theksoi edhe vendosjen e bashkëpunimit me më shumë institucione dhe individë të rëndësishëm. Sipas tij, me ritëm të ngjashëm të investimeve do të vazhdojnë edhe vitin e ardhshëm që të krijohet parakusht për dinamikë të re zhvillimore përmes ndërtimit të një pjese të bulevardit "Ilindeknska" nga qarkorja te Universiteti i Shtulit deri te kyçja në autostradën për në Gostivar, ndërtimin e plotë të bulevardit "Bllagoja Toska" dhe riparimin e më shumë rrugëve.

"Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në gjetjen e vendimit për problemin vital të qytetarëve për ndërtimin e ujësjellësit. Do t'i vendosim në dispozicion të gjitha kapacitetet tona që ta zgjidhim përfundimisht në afat të gjatë këtë problem të qytetarëve", tha Bexheti.

Këshilltarët e aprovuan edhe buxhetin e komunës së Tetovës për vitin 2012 që është projektuar në 1 miliardë e 720 milionë denarë. Nga pikat e mbetura janë aprovuar edhe programet për punën e më shumë sektorëve me interes publik nën udhëheqësinë e komunës.

Publikuar: 29.12.2011 | 18:03
Lexuar: 313 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime