E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Luftëtarja ruse për të drejtat e njeriut Natalia Estemmirova, e cila hulumtonte abuzimet, vrasjet dhe një varg shkeljesh tjera në Çeçeni, është gjetur e vdekur në kryeqendrën çeçene Grozni, disa orë pas rrëmbimit të saj.
Vritet njė luftėtare e tė drejtave tė njeriut nė Ēeēeni














Luftëtarja ruse për të drejtat e njeriut Natalia Estemmirova, e cila hulumtonte abuzimet, vrasjet dhe një varg shkeljesh tjera në Çeçeni, është gjetur e vdekur në kryeqendrën çeçene Grozni, disa orë pas rrëmbimit të saj.

Siç lajmërojnë mediumet ruse, trupi i saj është gjetur në afërsi të Nasranit, kryeqendër e Ingushisë, rajon që në perëndim kufizohet me Çeçeninë.

Trupi i Estemirovës është gjetur me dy plagë plumbi në kokë.
Paraprakishtë Estemirova ishte detyruar prej katër burrave të hyjë në automobil, ndërsa dëshmitarët e ngjarjes pohojnë se ajo ka bërtitur se po rrëmbehet.

Natalia Estemirova merrej me mbledhjen e dëshmive për abuzim të të drejtave të njeriut në Çeçeni. Ajo bashkëpunonte me gazetaren Ana Politkovskaja e cila u vra në vitin 2006, si dhe me avokatin Stanisllav Markellov, i cili në janar u vra në një rrugë moskovite

Publikuar: 15.07.2009 | 14:17
Lexuar: 575 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime