E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dika e potencoi modulimin, ose ndarjen midis përfitimit të diturisë dhe dorëzimit të aftësisë së studentëve, përparimin e programeve, ku në përdorim është gjuha angleze dhe përsosjes së on-lajn ligjëratave.
Zamir Dika: Universiteti i Evropės Juglindore me sukses e pėrfundoi vitin 2011


Dekani i Universitetit të Evropës Juglindore, Zamir Dika sot foli për arritjet në vitin 2011 dhe për jubileun e 10-vjetorit të këtij institucioni.

"Prioritet i jonë edhe më tej mbetet thellimi i cilësisë së arsimit të lartë, veçanërisht në procesin mësimor-shkencor. Ky vit e shënoi thellimin e bashkëpunimit me universitete të rëndësishme nga SHBA-ja dh Evropa. Në bashkëpunim me ekspertë të shquar ndërkombëtar, ne i rishikojmë të gjitha programet që i ofrojmë dhe drejtimet e marra i definojmë", tha Dika dhe shtoi se bëhet fjalë për 14 programe në ciklin e parë deridiplomik dhe 23 në ciklin e dytë studimor, që do të vlejnë deri në vitin 2016.

Dika e potencoi modulimin, ose ndarjen midis përfitimit të diturisë dhe dorëzimit të aftësisë së studentëve, përparimin e programeve, ku në përdorim është gjuha angleze dhe përsosjes së on-lajn ligjëratave.

Lidhur me hulumtimin shkencor, Dika paralajmëroi hapjen e dy institucioneve të reja dhe vendosjen e data bazës, me të cilën përfshihen të dhënat e zgjedhura prej 70 për qind të veprimeve të marra deri më tani në kuadër të Universitetit.

"Qëllimi jonë është që ta ruajmë vendin e liderit, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon", potencon Dika dhe shtoi se këtë vit nga biznes bashkësia kanë 20 bursa për studentët e tyre.

Risi është eko-kampusi, ose ndërtesa me sistem për matjen e konsumit të të gjitha llojeve të energjisë dhe shfrytëzimin efikas të saj, projekt me vlerë prej 400 mijë euro në bashkëpunim me Qeverinë italiane dhe Ministrinë e Maqedonisë të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Për vitin e ardhshëm ai paralajmëroi vazhdim të investimeve në cilësinë e programeve studimore dhe fillim të projektit të përbashkët me fondacionin "Soros" dhe Qeverinë holandeze, prej vitit 2014 të ketë mbështetje financiare për të gjithë studentët, në pajtim me suksesin e arritur.

Publikuar: 30.12.2011 | 21:06
Lexuar: 543 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime