Në sondazh kanë marrë pjesë 27 ekspertë evropianë dhe britanikë dhe vetëm dy prej tyre nuk presin recesion të ri në vendet e Bashkimit Evripian.
Gjatë vitit 2012 recesioni sërish do t'i kaplojë vendet-anëtare të BE-së, parashikojnë 25 ekspertë prijës britanikë dhe evropianë, të cilët punojnë si këshilltarë të jashtëm të Bankës së Anglisë, njoftoi korrespondenti i MIA nga Londra.
Në sondazhin e para Vitit të Ri të BBC-së, tetë prej tyre konsiderojnë se eurozona nuk do ta pret fundin e vitit të ardhshëm në përbërje të njëjtë, për shkak se presin një pjesë e vendeve-anëtare të heqin dorë nga euroja. Ekspertët tjerë presin që përbërja aktuale prej 17 vendeve nga zona e euros të zvogëlohet për mes 30 dhe 40 për qind.
Në sondazh kanë marrë pjesë 27 ekspertë evropianë dhe britanikë dhe vetëm dy prej tyre nuk presin recesion të ri në vendet e Bashkimit Evripian.
Vlerësimi i shumicës së ekspertëve për rënie të re të ekonomisë evropiane, sqarohet me krizën e gjatë me borxhet e brendshme në eurozonë. Sipas opinionit të tyre, masat që qeveritë në zonën e euros duhej t'i miratojnë rreth borxheve, normalisht do ta zvogëlojë rritjen ekonomike, e ajo do të shkaktojë minim të mëtutjeshëm të besimit të tregjeve kryesore financiare.
Në periudhën qershor-shtator këtë vit, rritja e ekonomive në eurozonë arrin vetëm 0,2 për qind, ndërsa rritja e gjithë BE-së është 0,3 për qind.
Ekspertët ekonomikë, të cilët kanë marrë pjesë në këtë anketë të BBC-së presin që Banka e Anglisë edhe mëtej ta mbajë normën bazë të interesit prej vetëm 0,5 për qind në Britaninë e Madhe, që është vendosur pas goditjes kreditore prej tre vjetëve.