Nga aspekti ekonomik, theksoi, kjo do të thotë të importojmë motoçikleta më të lira, ndërsa nga aspekti i sigurisë do të voziten motoçikleta më të reja dhe më të sigurta, të prodhuara në vitin 2002,2003..
Motoristët në Maqedoni në vitin 2012 do të mund të importojnë motoçikleta të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe sipas standardeve amerikane.
Këtë e mundëson Rregullorja për aprovim të njësive të motoçikletave të prodhuara për dhe nga tregu i SHBA-së që Qeveria e aprovoi me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë.
"Deri te Ministria e Ekonomisë kanë mbërritur 1.010 kërkesa nga motoristët për mundësim të importimit të motoçikletave nga SHBA-ja. I shikuam të gjitha kërkesat dhe vendosëm të shkojmë me informatë deri te Qeveria. Qeveria e aprovoi Rregulloren kështu që veçmas nga viti 2012 do të mund të importohen motorë më cilësorë, më të sigurt dhe më të mirë nga SHBA-ja", deklaroi ministri i Ekonomisë së Maqedonisë, Valon Saraçini pas takimit moto fansat në Ministrinë e Ekonomisë.
Nga aspekti ekonomik, theksoi, kjo do të thotë të importojmë motoçikleta më të lira, ndërsa nga aspekti i sigurisë do të voziten motoçikleta më të reja dhe më të sigurta, të prodhuara në vitin 2002,2003...
"Inicimi i moto-vozitjes më vend të auto-vozitjes do të thotë edhe përmirësim i mjedisit jetësor, ndërsa njëherësh do të zhvillohet edhe moto-turizmi në Maqedoni", tha Saraçini.
Ai theksoi se në rajon ekzistojnë rregullore për importimin e motoçikletave të këtilla.
"Me lejen për importim të motoçikletave nga SHBA-ja është lejuar një prej tre kërkesave tona. Mbetet të zgjidhen kërkesat tona për ulje të çmimit të kartonit të gjelbër për motoçikleta dhe të mundësohet regjistrimi i motoçikletave për periudhë më të vogël se një vit. Shpresojmë se institucionet pozitivisht do t'u përgjigjen edhe dy kërkesave tona të tjera", tha Bllagoja Martinovski, iniciator i kërkesës për lejim të importimit të motoçikletave nga SHBA-ja.
Ai vërejti se është jologjike që çmimi i kartonit të gjelbër të jetë 90 euro në vit për motoçikletë të çfarëdo lloj prodhimtarie dhe vëllimit të motorit.
"Regjistrimi në këtë moment është kufizuar në 12 muaj. E dimë se motoçikletat janë automjete sezonale dhe shumë nga pronarët i vozisin vetëm në periudhë të caktuar të vitit. Për këtë arsye kërkojmë mundësi që çdo individ të vendosë se nëse dëshiron ta regjistrojë motoçikletën e tij në tre, gjashtë, nëntë ose 12 muaj", theksoi Martinovski.
Ministri Saraçini tha se do t'i shqyrtojnë edhe dy kërkesat e tjera dhe se do të përgjigjen në pajtim me mundësitë.
"Kjo Qeveri është e njohur për nga ajo që shumë shpesh u përgjigjet kërkesave të bashkësisë afariste dhe të interesuarve të tjerë", theksoi ministri Saraçini.