E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rashic ishte pajtuar nga organizatorët të jetë fotoreporteri i vetëm në këtë koncert, ndërsa ai nuk e dinte se do të ishin fotot e fundit që do ti bëheshin Amy-t në një koncert.
The Guardian: Amy nė Beograd, foto mė e mirė e vitit










Gazeta e mirënjohur britanike The Guardian në përmbledhjen e vitit ka zgjedhur fotot më të mira të vitit. Në mes shumë fotove, si më të mirën The Guardian ka zgjedhur foton nga koncerti i fundit i Amy Winehouse në Beograd të fotoreporterit serb Brian Reshic.

Rashic ishte pajtuar nga organizatorët të jetë fotoreporteri i vetëm në këtë koncert, ndërsa ai nuk e dinte se do të ishin fotot e fundit që do ti bëheshin Amy-t në një koncert.

“Qysh pa filluar koncerti dukej se Amy nuk ishte mirë. Paraqitja në skenë ishte katastrofave. Ajo ishte klienti im dhe unë jam munduar që të nxjerr foto sa më të mira dhe publiku ka parë fotot më të mira. Këtë foto nuk kam dashur që ta shoh publiku. Por tani erdhi koha që bota të shoh se si ka qenë Amy atë natë në Beograd”, deklaroi Rashic për The Guardian.

Brian Rashic thotë se disa nga kolëgët e tij në mbarë botën kanë qarë kur e kanë parë këtë foto.

“Unë fotografoj për 10 vite vetëm fytyra të njohura, por fotot e Amy Winehouse do të më mbetën më të veçantat në jetën time”, u shpreh Rashic.

Fotoreporteri Brian Rashic është shprehur i lumtur që ka arritur të zgjidhet si fotografi më i mirë, në fakt foto e tij të zgjidhet nga The Guardian si foto më e mirë e vitit.

“Është kënaqësi kur në fund të vitit, dikush respekton dhe vlerëson punën tënde”.

Publikuar: 30.12.2011 | 21:35
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime