E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai flet për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me opozitën shqiptare, për synimet integruese të Maqedonisë dhe çështje të tjera.
Ali Ahmeti: Arritje tė mira nė vitin 2011 pėr shqiptarėt nė Maqedoni (Video)










Kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se janë shënuar arritje të mira në vitin 2011 dhe se priten avansime të tjera sa u përket të drejtave të shqiptarëve.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai flet për përfaqësimin dhe pozitën e shqiptarëve në institucionet shtetërore, për raportet me opozitën shqiptare, për synimet integruese të Maqedonisë dhe çështje të tjera.

Ndërkohë thekson se ende ka funksionarë shqiptarë të cilët për shkak të komplekseve personale, nuk e përdorin gjuhën shqipe në komunikim me institucionet.

Ai thekson katër çështje të rëndësishme për shqiptarët e këtushëm por dhe për vetë Maqedoninë, paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit:

Ligji për interpretimin autentik të katër rasteve të Hagës, ligji për simbolet kombëtare dhe gjuhën, harmonizimi i programeve zgjedhore mes BDI-së dhe VMRO-së, si dhe buxheti me anë të konsensusit.

z. Ahmeti vë në dukje nevojën për thellimin e komunikimit dhe dialogut politik, ndërkohë që shprehet se për këtë duhet vullneti i dy palëve.

Vitin 2012 e vlerëson si vitin dhe shekullin e shqiptarëve për shkak të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe aktiviteteve të shumta që do të zënë vend.

Në lidhje me problemin e emrit të Maqedonisë, ai bën të ditur se informohet për gjithçka në kuadër të bisedimeve, ndërsa u bën thirrje shqiptarëve (të Maqedonisë) që në këtë kuadër, të tregojnë më tepër interes për fatin e vendit të tyre.

Publikuar: 30.12.2011 | 21:51
Lexuar: 3546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime