Ndërkohë, për të qetësuar ujërat, qeveria iraniane do t`i dërgojë shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, një letër për rinisjen e bisedimeve 5+1.
Irani ka testuar të shtunën një rakete me rreze të gjatë veprimi, në kuadër të një stërvitjeje detare në Gjirin Persik.
Lajmin e bën të ditur agjencia Fars, sipas të cilës testimi i raketave tokë-det është kryer me sukses. Testimi në fjalë vjen pas tensionimit të marrëdhënieve mes Iranit dhe Perëndimit.
Teherani kërcënoi me bllokimin e një kanali detar, gjë që nuk u mirëprit nga Uashingtoni, që mobilizoi luftëanijet në Gjirin Persik.
Ndërkohë, për të qetësuar ujërat, qeveria iraniane do t`i dërgojë shefes së Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, një letër për rinisjen e bisedimeve 5+1.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori iranian në Gjermani, Saeed Jalili, i cili citohet nga agjencia gjysmëzyrtare Mehr.
Në tryezën 5+1 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe, plus Gjermania.