Tetova, qyteti i legjendës shqiptare të rokut, vazhdon të nxjerr nga gjiri i saj roker dhe bunker të ri të cilët çdo ditë e më shumë po bëjnë emër. Njëri ndër ata është Genti, këngëtari që këndon këngën buzët e një engjëlli dhe bendi i tij, Da Punk. Edhe pse në moshë shumë të ri, ato kanë pjekuri të veçantë muzikore. Në këtë intervistë për Palomën, do të njiheni më mirë me Gentin dhe bendin Da Punk.
Intervistë me Gentin dhe bandin DaPunk
Paloma: Genti, mund të na thuash diçka më shumë për Genti-n dhe na i sqaroni hapat e para të karrierës suaj si këngëtar?
Genti: Jam 16 vjeç jam në vit të dytë në Kolexhin American... Jetoj në Tetovë dhe hapat e para i kam filluar vet me ushtrime në kitarë prej moshës 10 vjeçare dhe mësimet e para i kam nga babi, pasi edhe ai luan në kitarë (ka pasur bend) ... më kujtohet hera e parë në skenë, isha 13 vjeç, kisha tepër emocione dhe kam kënduar me sy mbyllur...haha...
Paloma: Për momentin mbani epitetin punkeri që premton shumë ju pëlqen një vlerësim i tillë?
Genti: Sigurisht...do të jap maksimumin si në skenë, si në këngë që sa me shumë të jem i afërt me publikun.
Paloma: Keni marrë pjesë në Top Fesat 4 dhe 5-të. Si u prite në festival dhe ishe i kënaqur me vlerësimet për këngën?
Genti: Në festival u prita shumë mirë...jam i kënaqur që këngët u pëlqyen nga publiku dhe kjo është çmimi me i madh.
Paloma : Cilët janë bashkpuntorët tuaj në realizimin e këngëve tuaja?
Genti: në rend të parë Band im Da'PuNk, AËARD PRODUCION dhe menaxheri (mami), sponzor (babi)... hahahah
Paloma: Buzët e një engjëlli" quhet kënga juaj më e re e edituar nga produksioni AËARD. Këngën tani më e keni edhe me një videoklip shumë të mirë dhe videoklipi juaj mori pjesë në Netët e klipit shqiptar. Na thoni diçka më shumë për këngën dhe klipin?
Genti: Inçizimi i klipit është pak i rëndë, pasi ka shumë destinacione. Ishte tepër ftohët dhe ishte shumë interesant pasi që njerëzit që na shihnin mendonin qe xhirojmë film haha ... Idea e këngës dhe klipit ishin të mijat dhe realizues AËARD PRODUCION.
Paloma: Çfarë projektesh keni në duar për momentin?
Genti: Do të paraqitem në MISS ALBANIA 08, ku do promovoj këngën time më të re... shpresoj që do tju pëlqejë... pastaj mendoj më von donjë album dhe klip të ri.
Paloma: Genti, tani ka një vit e gjysmë që ju jeni bashkuar me disa shokë poashtu nga Tetova dhe keni krijuar rock grupin Da Punk? Na thuaj diçka më shumë për grupin?
Genti: Po grupi përbëhet prej 4 anëtarëve ... kemi shije të njëjta muzikore Punk & Neë age Metall ... performojmë live nëpër clube... mendoj që nuk na lidhën vetëm shija por edhe ajo që jemi shokë të ngushtë.
Paloma: Cilat janë influencat tuaja muzikore?
Grupi Da Punk: Influencat tona janë bandet botrore: Blink 182, Good Charlotte, Green Day , Nirvana, Simpleplan, System of a doën, Bullet for my valentine, Papa Roach, 3 Doors Doën, Seather, Rage against the machine, Metallica, kurse nga grupet tona Elita 5(që na përkrahin shumë dhe i përshëndesim) Kthjellu, ect ect...
Paloma: Sa kohë që luani në kitarë dhe cili është kitaristi më i mirë sipas jush dhe cili është idhulli juaj?
Bujari, kitaristi: Në kitarë luaj rreth 5-6 vjet... më shumë veten e gjejë te Dimebag Darrell (Pantera) dhe Tom Morello (rage agains the machine).
Paloma: Ju jeni vëllai binjak i kitaristit të grupit. A keni shije të njëjtë për muzikën?
Burimi, bass kitaristi: Po kemi shije të njejta jo vetëm me vëllain por edhe me gjithë bendin.
Paloma: Ju jeni djali i Besimit, anëtarit të grupit Elita 5 dhe jeni rritur me zërin e baterive, por cili është idhulli juaj?
Samiri, bateristi: Po, idoli im si baterist përpors babit tim është edhe Travis Becker (Blink 182) dhe Mike Portnoi (Dream theater)
Paloma: Sa këngë keni si grup dhe ku keni kënduar së bashku dhe ku planifikoni?
Grupi Da Punk: Kemi 2 këngë gati dhe dy të tjera janë në incizim. Gjithsej kemi deri tani katër këngë..., por kemi repertuar të gjerë me këngë moderne Punk, Neë age Metal ect... dhe kemi performuar në klube të ndryshme si në Maqedoni dhe jashtë vendin tonë...dhe kemi plan të marrim pjesë në ROCK'am'RING në MTV haha DO TE ISHTE MIRË !!!
Paloma: Tetova, ka nxjerr shumë rocker të mirë, por kohën e fundit ka mungesë të vendeve ku mund të këndohet rock. Çfarë planifikoni që rock-u të dëgjohet sërish në lokalet e Tetovës?
Grupi Da Punk: Nga ana jonë do mundohemi të japim maximumin që të sjellim frymë të re muzikore të perëndimit ... dhe shpresoj që tja arrijmë qëllimit që Tetova të ketë muzikë kualitative.
Paloma: Lexuesit e Palomës kanë dëshirë të dinë diç më tepër për jetën tuaj private. Sa të dashura keni?
Grupi: Haha.... (flasin të gjithë)...i gjithë grupi kemi 1 të dashur hahaha... bëjmë shaka ... jo nuk kemi ndonjë lidhje serioze dhe jemi në kërkim të princeshave... haha
Paloma: Si duhet të jetë femra ideale për Genti-n dhe cilat janë më të mira, shqiptaret apo gjermanet?
Genti:...Hmmm femra ideale??? Të gjitha janë të mira, por mua më pëlqen më shumë që femra të ketë një stil të veçantë, të ketë shije muzikore të përfarta me të mijat... nga stili më pëlqen të jetë me shumë PUNK... hehe, të jetë e sjellshme dhe normalisht e bukur...dhe patjetër ta them se më pëlqejnë GOCAT E TIRANËS
Paloma: Ju jeni person që keni lindur dhe jetuar në Gjermani. Cili vend ju pëlqen më shumë dhe ku do do të dëshironit të jetoni?
Genti: Në Gjermani u njoftova me këtë rrym muzikore...ndërsa me shumë më pëlqen normalisht, vendi ku jetoj Tetova...
Paloma: Si fillon një ditë e zakonshme për Genti-t?
Genti: Haha... Genti zgjohet në mëngjes ka ora dy e drekës ... pastaj takohem në prova me bendin (normalisht kjo ndodh në pushime) kur kemi kohë dalim edhe ndonjë lokal në Tetovë...dëgjojë muzikë...mësojë...ushtroj kitar edhe piano...
Paloma: Genti, ti kthehemi sërish këngës. Kur mund të presim një album me grupin?
Genti: Nje herë mendoj që të promovoj dy këngët e mia të reja...shohim si do pranohen nga publiku dhe pastaj ndoshta del edhe albumi...
Paloma: Preferoni jetën e natës?
Genti: Po shummmmmë, sidomos kur është live grupi Da'PuNk hahaha
Paloma: Keni provuar të këndoni ndonjëherë këngë popullore?
Genti: Për vete i respektoj gjithë zhanret tjera. Mendoj që kënga popullore duhet të respektohet pasi që merr pjesë në kulturën tonë kështu që RESPEKT ...por, nuk është rrym ku e gjej veten...
Paloma: Cili do të ishte mesazhi për adhuruesit tuaj në Shqipëri dhe posaçërisht për lexuesit e Palomes?
Genti dhe grupi Da Punk: Jetojeni jetën ... dashuroni .... luftoni për ti realizuar ëndrrat tuja...shpresojmë që së shpejti do të shihemi ... PEACE FOR MY PEOPLE.
Ja emrat e anëtarëve të bandit Da'PuNk
GENTI ( vocal-rythm guitar)
BUJAR ( guitar)
BURIM ( bass-guitar)
SAMIR (drums)
Intervistoi: Halit Ajdini