E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e prezencës së bredhit në shtëpitë e tyre në dimër për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen.
Simbolika, rezoluta dhe mirėpritja e Vitit tė Ri











Le ta bëmë festën e Vitit të Ri më domethënëse duke kuptuar së pari disa të dhëna interesante që e karakterizojnë atë dhe së dyti, duke gjetur mënyra se si mund të kontribuojmë për një festim të këndshëm dhe të veçantë.

Rreth festës së Vitit të Ri ka fakte dhe supozime të ndryshme për kohën dhe mënyrën se si festohet. Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie me 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak. Por, vende të tjera si Kina, Japonia, India, Vietnami dhe vendet islamike e përdorin kalendarin lunar, kalendar ky i cili bazohet në lëvizjet e hënës rreth tokës, dhe datat e festimit dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Disa vitin e ri e festojnë në pranverë me mbjelljen apo rritjen e të korrurave ose në vjeshtë për të festuar mbledhjen e tyre.

Nga kjo shohim që njerëzit në mbarë botën, pavarësisht nga besimet dhe kulturat e ndryshme, kohën apo mënyrën e festimit, e kanë të përbashkët një gjë; vetë faktin që ‘festojnë’ shënimin e vitit të ri.

Në kulturën perëndimore bredhi i stolisur, babadimri dhe dhuratat janë karakteristike për festat e fundvitit. Por çfarë simbolizojnë nga e kaluara dhe çfarë nënkuptojnë aktualisht?

Bredhi i stolisur

Tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e prezencës së bredhit në shtëpitë e tyre në dimër për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen. Romakët poashtu e adhuronin bredhin dhe e festonin stinën e dimrit për nderë të zotit të bujqësisë që njihej me emrin Saturnus. Traditë e tyre ishte që shtëpia të stolisej me drunj të gjelbër dhe drita si dhe të shkëmbenin dhurata. Në mesjetë, gjermanët dhe skandinavët vendosnin bredha jashtë dyerve të shtëpisë si simbol shprese për pranverën e ardhshme.

Babadimri dhe dhuratat

Dhënia e dhuratave që në shumë vende perëndimore është traditë e festës së krishtlindjes, tek ne praktikohet kryesisht gjatë festës së vitit të ri dhe vetëm për fëmijët. Kjo mund të konsiderohet paksa e çuditshme, por duke i marrë parasysh supozimet që figura e babadimrit dhe dhënia e dhuratave ka edhe origjinë pagane, dhe që mirësia e plakut të dimrit qëndron tek kujdesi dhe dashurua e tij për fëmijët e varfër të cilët i ndihmon dhe gëzon me dhurata, bën që babadimri të konsiderohet një personazh përralle i Vitit të Ri.

Festa e Viti i Ri është për të gjithë

Me qëllim që të kalojmë sa më mirë gjatë ditëve dhe netëve festive të vitit të ri, koordinimi i përgjegjësive të përgatitjeve, dekorimeve dhe shërbimit është kyç në një familje. Le të jenë këto përgjegjësi e përbashkët e anëtarëve të familjes. Në këtë mënyrë kursehet mungesa e humorit dhe e ankesave, dhe të gjithë kanë mundësi të kënaqen dhe të kontribuojnë në mbajtjen e atmosferës festive.

Për një natë të këndshme festive, sigurohuni që ushqimin të e konsumoni ngadalë por shpesh dhe me sasi të vogël. Poashtu alkoolin, i cili duhet të përcjelljet me sasi të mjaftueshme uji në mënyrë që të parandalohet dehidrimi i trupit. Ajrosja e hapësirës festive gjatë netëve festive është e domosdoshme, pasi që erërat e ushqimit në kombinim me tymin e duhanit dhe substancave të tjera kimike të cilat mblidhen brenda, lehtë mund të shkaktojnë trazim dhe shqetësim.
Simbolika, rezoluta dhe mirëpritja e Vitit të Ri

Publikuar: 31.12.2011 | 20:01
Lexuar: 548 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime