Gimaraishi dhe Maribori e marrin titullin nga qytetet portuale Talin dhe Turkun finlandez të cilat në vitin 2011 e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.
Maribori në Slloveni dhe qyteti portugez Gimaraish do ta ndajnë titullin "Kryeqendra evropiane e kulturës" në vitin 2012. Kontinentit të vjetër ata do t'i ofrojnë program kosmopolit, i cili do të hapet me hyrjen në vitin e ri dhe me një varg përmbajtjesh do të përfundojë në fund të vitit 2012.
Gimaraish shpesh quhet djepi i kombit, sepse është i rëndësishëm për formimin e Portugalisë dhe si vend i lindjes së mbretit portugez Afonso i Parë. Qendra historike daton nga shekulli 9/10 dhe është i mbrojtur nga UNESKO në vitin 2001.
Maribori është qendër e zhvilluar kulturore dhe arsimore, qytet i dytë sipas madhësisë në Slloveni dhe i pari nga hapësira e ish Jugosllavisë që e mban titullin kryeqendër e kulturës në Evropë.
Gimaraishi dhe Maribori e marrin titullin nga qytetet portuale Talin dhe Turkun finlandez të cilat në vitin 2011 e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.
Çdo vit Komisioni Evropian cakton nikoqir nderi të këtij projekti. Tradita ka filluar në vitin 1985, kur atë titull e kishte Athina.
Për zgjedhjen vendos komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimi merret katër vjet para. Atë e shqyrton edhe Parlamenti Evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së. Nga viti 2007 zgjidhen qytet nga dy vende evropiane. Në vitin 2013 kryeqendra të kulturës evropiane do të jenë Marseji (Francë) dhe Koshice (Sllovaki), në vitin 2014 - qyteti suedez Umea dhe kryeqyteti i Letonisë - Riga.