E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Uljen e shkallës së papunësisë për 0,5 për qind, që e publikoi Enti shtetëror për statistikë, konsideron ministri është mesatar, por megjithatë është e dukshme sepse po ndodh në kohë kur në botë ka krizë serioze ekonomike.


Në Fabrikën për përpunim kimik dhe prodhimtari të bakrit katod në minierën Buçim - Radovish sot është prodhuar bakri i parë katod. Investim prej 11 milionë euro është e kompanisë ruse "Solvej", e cila ekonomizon me minierën. Në fillim të prodhimtarisë mori pjesë zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski.

"Kjo fabrikë e re për prodhimin e bakrit katod do të kontribuojë për përmirësimin e prodhimtarisë së Maqedonisë, pastaj për industrinë, por edhe për eksportin. Rreth 17 milionë dollarë do të jetë efekti i përgjithshëm vjetor nga prodhimtari e kësaj fabrike. Janë hapur 65 vende të reja të punës, ndërsa e gjithë kjo flet për kualitetin dhe zhvillimin e minierës Buçim", tha Stavreski.

Sipas tij nuk ka mënyrë tjetër që të zvogëlohet papunësia përveç përmes investimeve dhe pret që edhe kompani të tjera vendore të vazhdojnë me investimet. Uljen e shkallës së papunësisë për 0,5 për qind, që e publikoi Enti shtetëror për statistikë, konsideron ministri është mesatar, por megjithatë është e dukshme sepse po ndodh në kohë kur në botë ka krizë serioze ekonomike.

Ai vëren se miniera Buçim është udhëheqëse në investimin në sektorin e minierave, ndërsa pozitivisht e vlerësoi edhe lajmin për investimin e ri të minierës Buçim në komunën e Pehçevës, ku do të hapet një minierë e re për bakër. Investimi në minierën e re do të arrijë rreth 100 milionë euro.

Zëvendësmenaxheri i minierës Nikolajço Nikolov theksoi se kapaciteti vjetor për prodhimtari të fabrikës së re, në të cilën në rrugë të elektrolizës do të prodhohet bakri katod, është mbi 2.500 tonë. Në fabrikë do të përpunohet zgjyra, por edhe fundërrinat e kategorizuara nga xehet e varfëra të bakrit.

"Fabrika e re për prodhimtarinë e bakrit katod është projekt ekologjik, investim ekologjik, ndërsa pikërisht me këtë investim veç më nuk e ka ngjyrën e kaltër të gjelbër sipas Lumit të Medenit", thotë Nikollov.

Fabrika për përpunim kimik dhe për prodhimin e bakrit katod për momentin punon me një të tretën e kapacitetit personal me çka udhëheqësia paralajmëroi se në vitin e ardhshëm do të realizohet prodhimtaria e 2.500 tonëve bakër katod i cili dedikohet kryesisht për eksport.

Publikuar: 01.01.2012 | 11:56
Lexuar: 287 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime