Prodhuesi gjerman i automobilave sportivë "Porsche" e hodhi poshtë mundësinë për shitjen e aksioneve "Volkswagen" dhe do ta shqyrtojë vetëm ofertën e emiratit arab Katar, shkruan sot gazeta "Bild".
"Bild" konkulzionin e ka nxjerrë në bazë të të dhënave se këshilli mbikëqyrës i "Porsche"-s në rend të ditës për seancën e jashtëzakonshme më 23 korrik, çështjen e fondit investues në Katar e ka vënë në pikën "vendime", derisa oferta e "Volkswagen"-it është vënë në pikën "informata".
"Volkswagen", prodhuesi më i madh evropian i automobilave, ka ofruar blerje të 49,9 për qind të aksioneve të "Porsche"-s, e cila tani ka 51 për qind të "Volkswagen", por nuk ka të drejtë për marrjen e vendimeve në kompaninë për shkak të dispozitave, të cilat e mbrojnë "Volkswagen"-in.
Katari është i gatshëm të paguajë shtatë miliardë euro për mbi 25 për qind të aksioneve në holding grupin "Porsche automobil" dhe për aksionet e "Volkswagen"-it prej 51 për qind të tanishmëve në 75 për qind.
"Volkswagen" ka qenë i gatshëm të paguajë mbi katër milardë dollarë për podhuajse gjysmën e "Porsche"-s.