Ky album i ri, ende i patitulluar, siç thotë ajo do të jetë tejet i errët, sepse inspirimin për këngët e ka gjetur nga ditët e tmerrshme të jetës dhe karrierës së saj dhe të cilat i kishte pasur para se të fitonte rastin që të nënshkruaj kontratë diskografike. Në tekstet e këngëve të albumit tim të ri, do të ketë më shumë dhimbje.
Nëse nuk keni pasur mjaft probleme në albumin e parë, këngëtarja Jessie J premton më shumë me albumin e ri. Gjatë intervistës me gazetë-n Daily Star, Jessie J ka folur rreth albumit të saj të ri, që është pasardhës i atij 'Who You Are', i cili gjatë vitit 2011, e kishte shndërruar atë nga një figurë e panjohur, në një superyll.
Ky album i ri, ende i patitulluar, siç thotë ajo do të jetë tejet i errët, sepse inspirimin për këngët e ka gjetur nga ditët e tmerrshme të jetës dhe karrierës së saj dhe të cilat i kishte pasur para se të fitonte rastin që të nënshkruaj kontratë diskografike. Në tekstet e këngëve të albumit tim të ri, do të ketë më shumë dhimbje.
Gjatë shtatë vjetëve para se të nënshkruaja kontratë diskografike. Kam pasur ditë të tmerrshme dhe frikohesha se kurrë nuk do të përfundonin. Për këtë arsye kam shkruar muzikë aq gazmore, sepse kam dashur të iki nga ndjenjat e mia, ka thënë ajo për të shtuar se tani, kur është sërish e lumtur, më nuk ka frikë që të hulumtojë dhimbjen e saj. Përveç kësaj, Jessie thotë se pjesa muzikore e albumit të saj. Gjithashtu do të hulumtojë fusha dhe stile të reja.