E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cdo vit rreth mesdites, ndjekesit e kesaj tradite hidhen nga ura e "kavurit" nga nje lartesi prej 17 metrash, disa me shume hijeshi, te tjeret me pak, por qe per cdo rast, gjithsecili kerkon ta coje deri ne fund sfiden e tij.
Itali, hedhje spektakolare nė Tibėr





Per italianet, eshte nje tradite qe zgjat mbi 50 vjet. Hyrja e vitit te ri nuk mund te mos shenohet me nje zhytje ne ujrat e lumit Tiber.

Temperaturat e uleta nuk i ndaluan nje grup banoresh te Romes te benin kredhjen e guximshme ne ujrat e ftohta dhe te papastra te lumit qe kalon permes kryeqytetit italian. Nje turme spektatoresh i jepnin zemer me duartrokitjet e tyre.

Cdo vit rreth mesdites, ndjekesit e kesaj tradite hidhen nga ura e "kavurit" nga nje lartesi prej 17 metrash, disa me shume hijeshi, te tjeret me pak, por qe per cdo rast, gjithsecili kerkon ta coje deri ne fund sfiden e tij.

Giuseppe Palmulli ka 20 vjet qe kridhet ne Tiber. Kete vit, shpresat e tij jane per nje fund sa me te shpejte te krizes ekonomike, ndersa i nxit te gjithe te shijojne gjerat e thjeshta te jetes.

"Kete vit uroj te kemi pak me shume paqe. Marrim pjese ne zhytje, dicka mjaft e thjeshte e simbolike, por eshte menyre teper modeste per te treguar se jane kenaqesite e vogla te jetes ato per te cilat kemi nevoje", thotë Palmulli.Shumica e pjesemarresve e kryejne kete ritual pervit.

Publikuar: 02.01.2012 | 11:32
Lexuar: 362 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime