Rrota do të jetë së paku 50 metra e lartë dhe duhet të ofrojë një pasqyrë të shkëlqyer të gjithë qendrës së qytetit, tha Jovica Ackovski, zëdhënës për komunën Qendër të Shkupit.
Sinisa Jakov Marusic
Një rrotë gjigante e vëzhgimit që do të vendoset në krye të një ure në qendër të Shkupit i është shtuar planit për renovimin që po kryhen nga qeveria në kryeqytetin maqedonas, i njohur si Shkupi 2014
Autoritetet thonë se ndërtimi i rrotës gjigante do të fillojë më 2012 dhe ata shpresojnë se do të bëhet një ndër atraksionet madhështore, ashtu si Syri i Londrës.
Rrota do të jetë së paku 50 metra e lartë dhe duhet të ofrojë një pasqyrë të shkëlqyer të gjithë qendrës së qytetit, tha Jovica Ackovski, zëdhënës për komunën Qendër të Shkupit.
Megjithatë, komuna ende nuk është e sigurt për pamjen e saj përfundimtare, apo sa para, ka në plan për të shpenzuar në ndërtimin e saj.
Sipas planit të fundit urbanistik të komunës, rrota do të ndërtohet në krye të një ure të re për këmbësorë, në lumin Vardar,e cila do të ndërtohet në afërsi të urës së gurit historike të Shkupit.
Komuna tha se vendosi ta vendosur rrotën në urë për ta rritur atraktivitetin e saj.
Por jo të gjithë i mirëpresin planet komunale për zonën qendrore të Shkupit.
Kryetarja e Asociacionit të Arkitektëve të Maqedonisë, Danica Pavlovska, ka protestuar lidhur me atë që ajo e quan erë e fshehtësisë që e rrethojnë planin.
Ajo tha se ndryshimet e mëdha në zonën qendrore të qytetit nuk duhen të lejohen të miratohen të vetëm në bazë të një prezantimi të thjeshtë.
Shtimi i strukturave të reja në këtë mënyrë, pa një studim të plotë dhe debat të hapur publik, është i papranueshëm, tha ajo, duke argumentuar se ndërhyrjet e kësaj shkalle nuk duhet të diskutohet vetëm pas dyerve të mbyllura.
Qendra e qytetit të Shkupit është duke kaluar nëpër një riorganizim masiv, të financuar nga Qeveria, e quajtur "Shkupi 2014, me të cilin synohet zbukurimi i qytetit të lënë pas dore.
Disa ndërtesa dhe monumente janë tashmë të vendosura, ose janë në përfundim e sipër. Ndërtimi i një teatri të ri kombëtar, një muzeu të historisë, ndërtesa e Ministrisë së Jashtme dhe një sallë koncertesh, të gjitha këto janë në fazë të avancuar.
Puna vazhdon edhe në një hark triumfues, një obelisk dhe dy ura të reja. Dhjetëra statuja të mëdha tashmë veç janë ngritur në zemër të qytetit.
Thelbi i këtij projekti është një statujë masive të luftëtarit të lashtë Aleksandri i Madh, të vendosur në qendër të fontanës. Vitin e ardhshëm, autoritetet planifikojnë ta ngrenë një statujë të ngjashme, të babait të tij, Filipi.
Kritikët e kundërshtojnë projektin për stilin artistik, e cila frymëzohet nga Antikitetit Klasik. Ata gjithashtu kundërshtojnë çmimin e lartë të projektit.