E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kiro Gligorov ishte funksionari maqedonas më i vjetër politik. Më 17 nëntor të vitit 1999 kur përfundoi mandati i tij i dytë presidencial, ai kishte 82 vjeç, ndërsa në vitin 2000Libri i rekordave Ginis e shënoi Gligorovin si presidenti më i vjetër i një shteti në botë.
Ja kush ishte Kiro Gligorov, presidenti i parė i Maqedonisė sė pavarur










Në moshën 94-vjeçare mbrëmë në Shkup ndërroi jetë Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë së pavarur.

Ka lindur më 3 maj të vitit 1917 në Shtip. Ishte president në dy mandate nga viti 1991 deri në vitin 1999. Për president të Republikës së Maqedonisë u zgjidh më 27 janar të vitit 1991 nga ana e kuvendit, ndërsa për herë të dytë më 19 nëntor të vitit 1994 në zgjedhjet presidenciale. Funksionin president e ushtronte deri më 19 nëntor të vitit 1999.

Pas pensionimit Kiro Gligorov ishte aktiv si publicist. Gligiriv është autor i disa veprave, kryesisht të shkruara pas përfundimit të mandantit të tij si president - "Maqedonia është gjithçka që kemi" (2001), "Atentat - një ditë më past" (2002), dhe "Të gjitha reformat jugosllave (afariste)" (2006). Ai është themelues edhe i fondacionit "Kiro Gligorov".

Kiro Gligorov ishte funksionari maqedonas më i vjetër politik. Më 17 nëntor të vitit 1999 kur përfundoi mandati i tij i dytë presidencial, ai kishte 82 vjeç, ndërsa në vitin 2000Libri i rekordave Ginis e shënoi Gligorovin si presidenti më i vjetër i një shteti në botë.

Në vitin 1991 e udhëhoqi Maqedoninë e cila përmes rrugës paqesore u pavarësua nga Republika e atëhershme Socialiste Federative e Jugosllavisë në të cilën Gligorov ushtronte funksione të larta shtetërore.

Më 8 prill të vitit 1993 Gligorov për herë të parë u drejtua në gjuhën maqedonase në foltoren e Kombeve të Bashkuara kur Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 181-të e KB-së.

Më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 përjetoi atentat me auto-bombë të vendosur në rrugën Maqedonia në afërsi të hotelit "Bristoll". Ende nuk janë bërë të ditur porositësit e as kryerësit e atentatit.

Në vitin 2005 u bë bartësi i parë i "Dekorata e Republikës së Maqedonisë".

Varrimi do të bëhet nesër në orën 13, në varrezat e qytetit Butel, në Shkup. Sipas dëshirës së tij të fundit, varrimi do të bëhet vetëm në rrethin e familjes.

Publikuar: 02.01.2012 | 17:01
Lexuar: 435 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime