Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2012 në krahasim me vitin 2011 do të jetë më i madh për 4 për qind. Për 2,2 për qind do të shpenzojet me shumë energji, ndërsa 10,1 për qind më shumë gaz natyror dhe për 4,8 për qind më shumë derivate të naftës.
Maqedonia në vitin 2012 nga burimet vendore do të sigurojë 54 për qind nga nevojat e përgjithshme për energji, ndërsa 46 për qind nga importi ku do të shpenzojë rreth 650 milionë euro.
Konsumi i përgjithshëm i energjisë në vitin 2012 në krahasim me vitin 2011 do të jetë më i madh për 4 për qind. Për 2,2 për qind do të shpenzojet me shumë energji, ndërsa 10,1 për qind më shumë gaz natyror dhe për 4,8 për qind më shumë derivate të naftës.
Sipas bilancit energjetik, rryma do të jetë energens dominant me pjesëmarrje prej mbi 40 për qind.
Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet vendore parashikohet të arrijë rreth 6.000 gigavat orë, ndërsa pjesa tjetër për nevojat të furnizohet nga importi.
Konsumi i naftës dhe derivateve të naftës në vitin 2012 do të rritet për 6,6 për qind, gjegjësisht në 743.000 tonë.
Nga 1 janari për 7,82 për qind rritet çmimi i energjisë elektrike. Çmim të ri do të ketë edhe ngrohja qendrore në Shkup. Për shkupjanët të cilët shfrytëzojnë energji termike nga ngrohtoret Lindje, Perëndim dhe Qendër është paralajmëruar shtrenjtim 10,73, derisa për ata të cilët ngrohen përmes ngrohtores veri shtrenjtimi do të jetë 10,87 për qind.