E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bëhet fjalë për invadim ilegal në postën elektronike të individëve, për të cilën "Independent" pohon se është "krim kompjuterik" që është "përhapur sa edhe përgjimi i postës folëse me zë" nga telefonia celulare.
Gazetat e kanė






Një pjesë e gazetave ditore britanike e kanë "marrë dhe hapur" postën elektronike të Gordon Braunit kur ai ka qenë ministër i Financave, pohon gazeta londineze "Independent", duke iu referuar burimeve të veta në polici.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA- nga Londra, nuk janë dhënë hollësi se për cilat gazeta bëhet fjalë, por pohohet se policia veçmë po e hulumton "gjuetinë" e postës elektronike për të cilën janë të dyshuar dy detektivë privatë, të cilët i kanë angazhuar redaksitë.

Bëhet fjalë për invadim ilegal në postën elektronike të individëve, për të cilën "Independent" pohon se është "krim kompjuterik" që është "përhapur sa edhe përgjimi i postës folëse me zë" nga telefonia celulare.

Tani për tani vetëm kompania Njuz Interneshenell e Rupert Mardokut reagoi me shpjegim se ajo dhe botimet e tij "nuk janë midis të dyshuarave" për invadime në komunikimin kompjuterik.

Krahas Braunit, pohohet se ka pasur raste të hapjes së mejleve edeh të ish-këshilltarit të laburistëve britanikë dhe lobist i kësaj partie Derek Drejper. invadimet janë kryer në periudhën midis viteve 2005 dhe 2007, kur janë "marrë" mesazhet që u janë dedikuar përplasjeve në parti, midis Braunit dhe kryeministrit të atëhershëm Toni Bler dhe aleatëve të tyre.

Ministri i atëhershëm për Irlandën veriore Piter Hejn, i cili vlen për aleat të afërt me Braunin, i akuzoi gazetat se kanë kryer invadim në mesazhet e tij kompjuterike. Sipas kësaj gazete londineze, policia po heton 20 kompjuterë. Gazeta skruan se invadime ka pasur ndaj postave të rreth 200 personave. Skotland Jard refuzoi ta komentojë shkrimin e "Independent"-it.

Njëri prej "viktimave" të përmendura drrejper, deklaroi se ai nuk i ka dhënë dëshmi policisë për hetimin që ai e zhvillon, ndërsa Braun nuk ka dashur të flasë. Ai verën e kaluar e akuzoi "Sandej Tajms"-in se ilegalisht i ka hulumtuar të dhënat për punët e tij financiare private, pasi që kjo javore njoftoi se me publikimin e gjendjeve financiare të Braunit, si ministër, nuk janë shkelur kurrfarë dispozita ligjore.

Publikuar: 02.01.2012 | 17:10
Lexuar: 314 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime