Në fund të këtij viti mësimor do të mbahet vetëm matura shtetërore, sepse MASH-i edhe këtë vit e shtyu testimin ekstern - projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i mësimdhënësve përmes kontrollimit të diturisë së të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.
Filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme do të jenë në pushim dimëror prej sot deri më 20 janar, kur do të kthehen në bankat shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit mësimor 2011/2012.
Në fund të këtij viti mësimor do të mbahet vetëm matura shtetërore, sepse MASH-i edhe këtë vit e shtyu testimin ekstern - projekt me të cilin duhet të vlerësohet objektiviteti i mësimdhënësve përmes kontrollimit të diturisë së të gjithë nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme.
Shtyerja është për shkak të sistemit elektronik për zbatimin e testimit, i cili ende është në përgatitje. Funksionaliteti i tij do të kontrollohet në testimin ekstern provues.