Në përqendrimin e 10-vjetorit të vendosjes së euros, CEBR beson se "99 për qind është e sigurt" se valuta e përbashkët evropiane nuk do ta presë 20-vjetorin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të ardhshme eurozona do të shpërbëhet.
Qendra britanike për hulumtime ekonomike dhe të biznesit (CEBR) pohon se Greqia sivjet do të tërhiqet nga zona e valutës së përbashkët evropiane dhe euron do ta këmbejë me drahmën e saj të mëparshme, njofton korrespondenti i MIA-s nga Londra.
Në raportin për këtë vit, kushtuar gjendjeve me euron, ekspertë të Qendrës vërejnë se "është pothuajse e sigurt" se Greqia deri në fund të këtij viti, më nuk do të jetë në eurozonë, ndërsa mund të ndodh që me të të largohet edhe ndonjëra prej vendeve të tanishme anëtare, para së gjithash, Italia.
Udhëheqësi i CEBR-it, Dagllas Mekuiliams thotë se dy vendet ballafaqohen me borxhe të mëdha të brendshme dhe zbatojnë mjaft masa të ashpra për kursim dhe për uljen e deficitit, gjë që sigurisht do të shkaktojë bllokimin e rritjes ekonomike.
Në përqendrimin e 10-vjetorit të vendosjes së euros, CEBR beson se "99 për qind është e sigurt" se valuta e përbashkët evropiane nuk do ta presë 20-vjetorin, ndërsa gjatë dhjetë viteve të ardhshme eurozona do të shpërbëhet.
"Ky vit 2012 është i pari në të cilin do të fillojë shkatërrimi i euros", thuhet në raportin e asaj Qendre. Ekspertët e CEBR-së i akuzojnë politikanët e vendeve të eurozonës që në vitin 2011 nuk arritën të merren vesh rreth sjelljes së masave ekonomiko-financiare për stabilizin e euros, por u përcaktuan për reformat institucionale dhe integrimin e mëtjemë të euros, por u përcaktuan për reformat institucionale dhe integrimin e mëtejmë të eurozonës.
Kjo Qendër për hulumtime ekonomike është mjaft e afërt deri te qëndrimet dhe pikëpamjet që për krizën në eurozonë dhe zgjidhjen e saj i ka kryeministri britanik, Dejvid Kameron.