Punojmë në mënyrë të përkushtuar në zbatimin e Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, si zbatimi i qëllimeve dhe prioritetet nga Plani kombëtar për barazi gjinore, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, shtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.
Një nga mënyrat që të eliminohet diskriminimi është që të mobilizohen të gjithë faktorët në shoqëri me qëllim të zbatimit të konceptit themelor të barazisë sociale, të drejtave të njeriut dhe demokracisë, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, në hapjen e trajnimit të parë për gjyqtarë, prokurorë publikë, personel të avokatit të popullit dhe avokatëve, për Konventën e KB-së për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas dhe Protokolit fakultativ.
Vendi ynë, tha Bajrami ende ballafaqohet me forma të ndryshme të diskriminimit gjinor.
"Punojmë në mënyrë të përkushtuar në zbatimin e Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, si zbatimi i qëllimeve dhe prioritetet nga Plani kombëtar për barazi gjinore, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, shtoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.
Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski theksoi se si nënshkrues i Konventës, shteti ndërmerr masa për shkak të mënjanimit të diskriminimit të grave që do të sigurojnë të drejta të barabarta me burrat në jetën politike dhe publike, arsim, shëndetësi, punësim dhe të gjitha çështjet që i përkasin martesës dhe familjes.
"Viktimat e trafikimit me njerëz kanë status të veçantë në procedurën penale konform dispozitave të Ligjit të ri për procedurën penale, ndërsa njëkohësisht do të jenë shfrytëzues edhe të ndihmës juridike falas në pajtim me ligjin", shtoi Manevski.
"Të drejta të barabarta për gratë dhe burrat dhe mbrojtja e tyre janë të rëndësishme për paqen, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik, e me këtë edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon", tha ambasadorja e misionit të OSBE-së në Shkup, Natalia Drozd.
Republika e Maqedonisë drejt Konventës u qas në vitin 1994, ndërsa e nënshkroi edhe Protokollin fakultativ, i cili ka hyrë në fuqi në vitin 2003. Konvemta për pezullimin e të gjitha formave të diskriminimit të grave (CEDAW) është një nga marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, e cila është miratuar nga Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 18 dhjetor të vitit 1979, ndërsa ka hyrë në fuqi më 3 shtator të vitit 1981.