Kur Kosova shkonte drejt përsëritjes së zgjedhjeve dhe rrezikut të manipulimeve të reja të votave, doli Ambasadori amerikan, Christopher Dell dhe bashkoi skenën politike.
Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli u morën vesh për tejkalimin e krizës politike dhe iu shmangën zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kumbar i marrëveshjes ishte Christopher Delli, i cili e nxori emrin e Presidentes nga zarfi.
Kur Kosova shkonte drejt përsëritjes së zgjedhjeve dhe rrezikut të manipulimeve të reja të votave, doli Ambasadori amerikan, Christopher Dell dhe bashkoi skenën politike.
Pas shumë akuzave mes vete, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa i shtrënguan duart dhe arritën marrëveshje për tejkalimin e krizës politike. Në këtë marrëveshje mori pjesë edhe Behgjet Pacolli, i cili u pajtua që të qëndronte në Qeveri dhe të mos jetë kandidat për President.
Pasi partitë politike nuk kishin kandidatë, Ambasadori Dell ua dha propozimin e ri për Shefe të Shtetit në zarf. Aty u propozua për Presidente Atifete Jahjaga.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje mbetën jashtë kësaj marrëveshje.
Shumëkush e parashikoi fundin e opozitarizimit të LDKsë për shkak se Isa Mustafa u pajtua që Qeveria PDK-AKR të vazhdonte deri më 2013. Deri në këtë kohë, marrëveshja ka paraparë reformën zgjedhore dhe ndryshimin e zgjedhjes së Presidentit nga populli drejtpërdrejt.
LDKja e interpretoi marrëveshjen si shkurtim i jetës së Qeverisë aktuale, kurse të tjerët si garanci për qeverisjen e Hashim Thaçit deri në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2013. (express)