Programi i privatizimit është bllokuar pas skandalit me shitjen e "Elektrika Muntenia Sud", e cila përfundoi me procesin gjyqësor për shkak të minimit të ekonomisë kombëtare kundër ministrit të atëhershëm të Ekonomisë Kordush Sheresh, shton gazeta.
Qeveria rumune nën presion të Fondit Monetar Ndërkombëtar do t'i privatizojë gjatë këtij viti kompanitë më të vlefshme, midis të cilave janë "Hidroelektrika", "Romgaz", "Nuklerelektrika" dhe komplekset energjetike, shkruan gazeta "Adevrul".
Programi i përbashkët i privatizimit, i cili filloi në fillim të vitit 2000, është bllokuar në vitin 2006 pas shitjes së "Elektrika Muntenia Sud", e cila është blerë nga "Enel". Gjatë këtyre viteve shteti i ka shitur kompanitë e mëdha energjetike si "Petrom" (e blerë nga O-Em-Vi), "Distrigaz Suf" (e blerë nga "Zhe De Ef Suez"), "Distrigaz Nord" (e blerë nga "E.ON") dhe shpërndarësit e gazit në Oltenia (e blerë nga "ÇEZ") në Moldavi (e blerë nga "E.ON", në Banat dhe Dobruxha (të blera nga "Enel").
Programi i privatizimit është bllokuar pas skandalit me shitjen e "Elektrika Muntenia Sud", e cila përfundoi me procesin gjyqësor për shkak të minimit të ekonomisë kombëtare kundër ministrit të atëhershëm të Ekonomisë Kordush Sheresh, shton gazeta.
"Adevrul" thekson se marrëveshja me masa mbrojtëse, të cilën Rumania e nënshkroi me FMN-në në fillim të vitit të kaluar ua hapi kreditorëve të jashtëm mundësinë që t'i parashtrojnë kushte kryesisht drastike Qeverisë rumune, duke përfshirë edhe shpalljen e privatizimit të kompanive më të vlefshme, të cilat ende janë në pronësi të shtetit.
Një shembull tjetër për presion në këtë drejtim janë deklarata nga viti i kaluar i ambasadorit amerikan Mark Gitensin, i cili në çdo fjalim publik ka dhënë kritikë ndaj Qeverisë për mungesën e transparencës në menaxhimin me sektorin energjetik, sepse nuk i shet kompanitë, për të tërhequr investime dhe me këtë nuk e liberalizon tregun energjetik. Në një moment ai madje deklaroi se presidenti rumun Trajan Basesku ia ka premtuar "të gjitha këto punë" presidentit amerikan Barak Obama.
Gazeta thekson se të gjitha kompanitë, të cilat do të shiten gjatë këtij viti gjithmonë janë shumë të dëshiruara nga kompanitë ndërkombëtare energjetike, të cilat "përpiqen që lirë t'i blejnë aktivet të cilat premtojnë përfitim të madh në të ardhmen".
Në lidhje me vlefshmërinë e këtyre kompanive shtetërore "Adevrul" shkruan se "hidroelektrika" është vlerësuar në 3,4 miliardë euro, sipas klasifikimit të një qind kompanive më ë vlefshme në Rumani, e përpunuar nga gazeta "Ziarul finançiar" dhe firma investuese "Kepital pertners". Vlefshmëria e "Romgaz" vlerësohet në 2,7 miliardë euro, ndërsa "Nuklearenergetika" në 1,3 miliardë euro.