E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Frekuencë më të madhe të udhëtarëve ka pasur në ditën e parë të vitit 2012, kur në aeroportin e Shkupit janë shërbyer 2,268, ndërsa në aeroportin e Ohrit 345 udhëtarë.
Mbi 6.000 udhėtarė nė aeroportin e Maqedonisė pėr fundjavėn e vitit tė ri









Gjatë fundjavës së vitit të ri nëpër aeroportet në Maqedoni kanë kaluar 6,101 udhëtarë, që paraqet rritje për tetë për qind në krahasim me ditët të njëjta të vitit të kaluar, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Më 31 dhjetor, 1 dhe 2 janar nga aeroporti "Aleksandri i Madh" në Shkup janë transportuar 5.458 udhëtarë, ndërsa nga "Shën Apostul Pavli" në Ohër 643 udhëtarë. Frekuencë më të madhe të udhëtarëve ka pasur në ditën e parë të vitit 2012, kur në aeroportin e Shkupit janë shërbyer 2,268, ndërsa në aeroportin e Ohrit 345 udhëtarë.

"Në vitin 2011 janë lëshuar në përdorim aeroportet e rikonstruktuara dhe të modernizuara në Shkup dhe Ohër. Në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup është ndërtuar ndërtesë e re terminale, me çka u mundësua kapacitet për katër milionë udhëtarë, ndërsa me zgjerimin e shtigjeve fluturuese-ateruese është mundësuar fluturim dhe aterim për të gjithë llojet e fluturakeve", thuhet në kumtesë.

Publikuar: 03.01.2012 | 17:46
Lexuar: 1383 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime