E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ish presidenti Gligorov do të kujtohet për kontributin e tij në konsolidimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të shtetit.
Rektori i USHT-sė Reka shprehu ngushėllime deri te familja e Gligorovit









Rektori i Universiteti Shtetëror të Tetovës, Agron Reka me rastin e vdekjes të ish presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin e tij personal sot i dërgoi telegram ngushëllimi familjes së tij.

"Me keqardhje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, thuhet në telegramin.

Më lejoni që, në emër të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në emrin tim të Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ish presidentit të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov.

"Ish presidenti Gligorov do të kujtohet për kontributin e tij në konsolidimin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të shtetit.

Veprimtaria politike, angazhimi dhe përkushtimi i tij për pavarësimin e Republikës së Maqedonisë nga ish-Jugosllavia e bëjnë të paharrueshëm kujtimin për këtë personalitetet të rëndësishëm.

Andaj, Ju lutemi, pranoni ngushëllimet e mia në këto ditë të vështira për Ju dhe mbarë shoqërinë e vendit tonë", thuhet në telegramin ngushëllimin e rektorit të USHT-së.

Publikuar: 03.01.2012 | 18:00
Lexuar: 394 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
doktori (06/01/2012 22:59:23) pse po i fshini komentet-?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime