E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dokumenti është vepër e grupit të punës i kryesuar nga shefi i Institutit statistikor italian Enriso Xhovanini, i cili kishte për detyrë të analizojë se si eventualisht mund të ulen pagat e parlamentarët.
Parlamentarėt italianė kanė pagat mė tė larta nė BE











Pagat e deputetëve italianë janë më të larta në BE, publiikoi Koriere dela sera duke iu referuar një raporti të ekspertëve italianë.

Dokumenti është vepër e grupit të punës i kryesuar nga shefi i Institutit statistikor italian Enriso Xhovanini, i cili kishte për detyrë të analizojë se si eventualisht mund të ulen pagat e parlamentarët.

Në raportin thuhet se një deputet italian çdo muaj ka mbi 16 mijë euro bruto pagë.

Parlamentarët francezë kanë në muaj 13 mijë euro, parlamentarët gjermanë 12.600 euro, ata holandezë pak mbi 10 mijë euro, belgë 9.200 euro, austriakë 8.650 euro, ndërsa në Spanjë 4.360 euro.

Konkluzioni është se parlamentarët italianë kanë për 60 për qind pagë më të lartë nga kolegët e tyre evropianë. Sipas komisionit deri në fund të marsit pason ende punë që të vendoset se si mund të realizohet qëllimi i ministrit paraprak Xhulio Tremonti për barazim të pagave në nivel mujor me deputetët nga Evropa.

Publikuar: 03.01.2012 | 23:49
Lexuar: 282 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime