E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas një goditjeje nga këndi, Yaya Toure e dyfishoi epërsinë duke shënuar me kokë (33’). Ndërsa me rezultat prej 2-0 në favor të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.
Liverpooli kundėrshtar jo i denjė pėr Cityn




Manchester City ka regjistruar fitore prej 3-0 në takimin kryesor të kësaj xhiroje në Premier Ligën, që u zhvillua të martën mbrëma në Etihad Stadium.

Kun Aguero e la të pashpresë portierin Pepe Reina pasi pranoi një top nga David Silva, për t`i kaluar vendasit në epërsi (11’).

Pas një goditjeje nga këndi, Yaya Toure e dyfishoi epërsinë duke shënuar me kokë (33’). Ndërsa me rezultat prej 2-0 në favor të vendasve, skuadrat shkuan në pushim.

Nga minuta e 73-të, City luajti me një lojtar më pak në fushë, pasi Gareth Barry u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë. Por kjo ku nuk u pengoi "pasanikëve" që të shënojnë sërish.

Një ndërhyrje të Skertel në Yaya Toure, arbitri e ndëshkoi me penalti, të cilën James Milner e konvertoi në gol (75’).

Pas kësaj fitoreje, Manchester City ka diferencë prej tre pikësh kundrejt Manchester Unitedit që ndeshjen e xhiros së njëzet e zhvillon të mërkurën kundër Newcastle.

Publikuar: 04.01.2012 | 13:10
Lexuar: 253 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime