E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"E ndjej se Obama do të humbas. Republikanët kanë të gjitha paratë në Shtetet e Bashkuara dhe kështu ata do të bëjën presion mbi atë për të bërë gabime " tha ai.
Fallxhori meksikan: Obama nuk do t`i fitoj zgjedhjet







Një prej fallxhorëve më të mëdhenj në Meksikë ka dhënë parashikimet e tij për 2012 për subjekte të ndryshme, çështjet ndërkombëtare, politike dhe ekonomike. Antonio Vazquez, i cili njihet në këtë vend si një parashikues i saktë, nuk i ka dhënë shumë shanse presidentit të SHBA Barak Obama për t`u rizgjedhur në një mandat të dytë. Në parashikimin e tij me letrat tarot, Vazques, i cili çdo vit jep një konferencë për mediat duke bëtë parashikimet tha se Obama nuk ka shanse që të fitojë.

"E ndjej se Obama do të humbas. Republikanët kanë të gjitha paratë në Shtetet e Bashkuara dhe kështu ata do të bëjën presion mbi atë për të bërë gabime " tha ai.

Ndërsa për liderët e vendeve të Amerikës Latine, Vazques theksoi se gjatë këtij viti do të ketë diagnostikime të tjera me kancer. Duke ju referuar shëndetit të presidentit të Venezuelës, fallxhori meksikan tha se shumë shpejt Çavez do të ketë një kthim të fuqishëm të sëmundjes.

"Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez do të vazhdojmë me sëmundjen e tij por ai nuk do të pranojë, sepse pushteti është më i fortë se çdo gjë tjetër. Ai do të vazhdojë të luftojë, nuk është dëshira ime, por unë nuk mendoj se ai do të ecë përpara me zgjedhjet e këtij viti për shkak se është një rikthim i fortë. Për presidentetn e Argjentinës Kristina Fernanadez gjendja e saj shëndetësore do të përmirësohet" tha Vazquez. Ndërkohë ai theksoi se masmarrëveshjet mes botës islame Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë.

Publikuar: 04.01.2012 | 13:14
Lexuar: 401 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime