Ministrat e vetëqeverisjes lokale, ai i Maqedonisë Musa Xhaferi dhe ajo e Sllovenisë Zllata Poshtajner, në Shkup nënshkruan një memorandum për nxitjen e aktiviteteve për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në zhvillimin rajonal, funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit, decentralizimit fiskal dhe përgatitjet për realizim të projekteve të përbashkëta.

Bashkëpunimi përfshin ndihmë eksperte dhe këmbim të informacioneve dhe përvojave, njohuri profesionale dhe personel, si dhe organizim të seminareve dhe konferencave për çështje të përbashkëta.
Temë qëndrore ka qenë se ne kemi arritë të harmonizojmë kornizën e memorandumit, të fokusohemi në pikat më të rëndësishme, më të nevojshme që janë për institucionet tona për bashkëpunimin, siç është decentralizimi fiskal që është partneriteti privato publik, modeleve siç është roli i vetqeverisjes lokale, gjegjësisht i komunave, demokracisë lokale në drejtim të integrimit në Unionin Europian që është një prej roleve kyçe që përmes forcimit dhe zhvillimit të demokracisë lokale ne mundë të ofrohemi më shpejtë drejt Unionit Europian", tha Musa Xhaferi, ministër i Vetqeverisjes lokale.
Ministria jonë si dhe Republika e Sllovenisë do të kontribuojmë për përmirsim të kushteve për integrim të Maqedonisë në BE, ndërsa si segment të rëndësishëm, duhet ta potencojë se vetqeverisja lokale, gjegjësisht bashkëpunimi rajonal duhet të jetë bazë për atë integrim europian të Maqedonisë., theksoi Zllata Plloshtajner, ministre e vetqeverisjes lokale.