"Ata do të bisedojnë për tema aktuale, siç janë programi bërthamor i Iranit dhe situata në Siri dhe Irak", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutogllu sot do ta vizitojë Teheranin, ku me shefin e diplomacisë iraniane do të bisedojë për programin bërthamor iranian dhe situatën në Irak dhe Siri, njoftoi MPJ-ja turke.
Kjo vizitë e Davutogllut është në kuadër të bisedave të rregullta midis dy ministrave, por vjen në kohë kyçe për rajonin dhe marrëdhëniet midis dy forcave rajonale.
"Ata do të bisedojnë për tema aktuale, siç janë programi bërthamor i Iranit dhe situata në Siri dhe Irak", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vizitën e tij në Iran, Davutogllu e përfundon nesër.