Në rotacionin e dymbëdhjetë të misionit paqeruajtës ISAF në të cilin ARM merr pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, në Afganistan do të largohen 149 pjesëtarë të brmk 2 të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar dhe dy oficerë të shtabeve do të sistemohen në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.
Në kazermën "Kuzman Josifovski - Pitu" do të mbahet solemnitet me rastin e dërgimit të kontingjentit të ARM-së nga përbërja e Brigadës së 2-të të mekanizuar këmbësorike (BRMK), e cila merr pjesë në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan.
Siç paralajmroi Shtatmadhoria e ARM-së, në solemnitet me rastin e dërgimit të kontingjentit të ARM-së për misionin ISAF do të marrin pjesë presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe Komandant suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-major Goranço Koteski, komandanti i br mk 2 Metodia Veliçkovski, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale në qytetin e Tetovës, familjarët e pjesëtarëve të kontingjentit dhe mysafirë të tjerë.
Në rotacionin e dymbëdhjetë të misionit paqeruajtës ISAF në të cilin ARM merr pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, në Afganistan do të largohen 149 pjesëtarë të brmk 2 të cilët së bashku me përfaqësuesin më të vjetër kombëtar dhe dy oficerë të shtabeve do të sistemohen në komandën kryesore të ISAF-it në Kabul.
ARM-ja në misionin më të madh të NATO-s në Afganistan pjesën me çetën e mekanizuar këmbësorike e filloi në qershor të vitit 2006 kur në rotacionin e parë të çetave janë dërguar pjesëtarë të brmk1, ndërsa më vonë në rotacionet e ardhshme misionin e kryenin me kolegët e tyre të brmk2.
"Leopardët" me përvojë të brmk 2 në gjashtë muajt e ardhshëm detyrat do t'i kryejnë në kuadër të kontingjentit të Armatës së Mbretërisë së Bashkuar, ku do të obligohen për sigurimin e komandës kryesore të forcave të ISAF-it në Kabul. Krahas kësaj, paqeruajtësit e ARM-së në Kabul do të kryejnë edhe detyra të ndërlikuara siç janë patrullimi dhe sigurimi i bazës ushtarake dhe objekteve me rëndësi vitale për jetën e popullsisë në Afganistan, sigurimit luftarak të komunikimeve dhe sferave dhe detyra të tjera varësisht nga nevojat e misionit. Krahas tyre në këtë rotacion do të sistemohen edhe ekipi i mentorëve për trajnim (OMLT-3) të Forcave afgane të sigurisë i cili në të njëjtën kohë detyrat i kryen në Mazar-e-Sharif në kuadër të komandës rajonale Veri, i cili është nën komandën e forcave të armatosura të RF Gjermanisë.
Për kryerjen e deritanishme të shkëlqyer dhe profesionale të detyrave, kompatibiliteti dhe interoperativiteti i dëshmuar me forcat e Aleancës në misionin ISAF, pjesëtarët e ARM-së nga komanda e ISAF-it dhe strukturat e larta komanduese të Aleancës, fitojnë vlerësime më të larta, për arsye se gëzojnë rejting të lartë.